Raporti: Shqiptarët, më të varfërit në Europë dhe Ballkan

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2022, Shqipëria u rendit e fundit në Europë s ai përket Prodhimit të Brendshëm për Frymë, me 34% të mesatares Europiane. Vendit ia ka kaluar dhe Bosnjë Hercegovina, që sipas të dhënave të mëparshme ishte në të njëjtin nivel me Shqipërinë.

Të ardhurat e Bosnjës ishin sa 35% e mesatares europiane, të Maqedonisë së Veriut sa 42% e Be-së. Serbia e kishte këtë tregues 44%, ndërsa nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50%. Të dhënat për Kosovën nuk janë të disponueshme.

Edhe në tregues tjetër, atë të të konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Shqipëria renditet e fundit, me 41% të mesatares europiane, ne të njëjtat nivele me Bosnjë Hercegovinën. Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 63%, e ndjekur nga Serbia me 53% dhe Maqedonia e Veriut me 50%.

Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.

Gjatë vitit 2022, ekonomia shqiptare u rrit me 4.85%, por rreth gjysma e kësaj rritjeje erdhi nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, që u zgjeruan përkatësisht me 10.7% dhe 11.2%. Duket se kjo rritje që po vjen nga ndërtimi nuk po arrin të përmirësojë mirëqenien e shqiptarëve, që vijojnë të mbeten më të varfrit e Europës.

Europa

Sipas Eurostat, produkti i brendshëm bruto (PBB) i Bashkimit Europian në vitin 2021 përfaqësonte 15.2% të PBB-së botërore kur shprehet në standardet e fuqisë blerëse (PPS).

Ekonomia më e madhe në botë në vitin 2021 ishte Kina me rreth 18.9% të PBB-së botërore. Shtetet e Bashkuara ishin të dytat më të mëdha, me 15.5% të PBB-së. BE-ja ishte në vendin e tretë, me 15.2%.

Në mesin e 20 vendeve në botë me një pjesë më të madhe se 1% të PBB-së botërore të shprehur në PPS, ishin 5 vende të BE-së: Gjermania (3.4%), Franca (2.4%), Italia (1.9%), Spanja (1.4%) dhe Polonia (1.0%). Të gjitha së bashku kontribuuan me rreth 10.1% në PBB-në botërore.

Duke parë PBB-në për frymë për 20 ekonomitë më të mëdha të botës në vitin 2021, vetëm 6 vende ishin mbi mesataren e BE-së: Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Australia, Kanadaja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndërsa ekonomia kineze ishte më e madhja për sa i përket PBB-së në PPS, PBB për frymë ishte vetëm 39% e mesatares së BE-së.

Kishte një ndryshim 9-fish midis GDP-së më të lartë dhe më të ulët për frymë midis 20 ekonomive më të mëdha të botës (Shtetet e Bashkuara me 137% të mesatares së BE-së krahasuar me Indinë me 15% të mesatares së BE-së).

About Krye Redaktor

Check Also

Narkoshteti përmbys euron, rënia nuk ndalet nga pastrimi i parave

Në tremujorin e parë 2024 kursi mesatar i euros në raportet e këmbimit me lekun …