Nikola Kedhi: Reforma në drejtësi ka dështuar

“Është një betejë e vazhdueshme në të gjitha frontet për të mbrojtur sovranitetin” – Eksperti shqiptar Nikola Kedhi për Shtetin e Ligjit si Armë Politike

Nikola Kedhi, si përfaqësues i Albanian Policy Center, mori pjesë si folës në konferencën Rule of Law as Lawfare, mbi përdorimin e drejtësisë si armë politike nga e majta,bashkëorganizuar nga Instituti Danub, Qendra për të Drejtat Themelore dhe European Conservative në Budapest, ku morën pjesë folës nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë SHBA, Australi, MB, Hungari, Poloni, Izrael, Gjermani dhe Spanje.

Morën pjesë dhe folën ish kryeministri i Australisë Tony Abbott, ministri hungarez për Bashkimin Europian, János Boka, deputeti i Parlamentit Europian dhe bashkëkryetar i Konservatorëve dhe Reformistëve, Riszard Legutko, gjykatësi i Gjykatës Supreme Polake Aleksander Stepkowski, deputeti i Parlamentit Izraelit MK Simcha Rothman, përfaqësues të instituteve të ndryshme tësë djathtës nga Heritage Foundation, Center for FundamentalRights, Mathias Corvinus Collegium, universitete si Berkley, i Texasit apo George Mason.

Përgjatë konferencës, Kedhi u ul me median e njohur HungarianConservative për të diskutuar se si shteti i së drejtës përdoret si armë kundër sovranitetit kushtetues, se si reforma gjyqësore e imponuar nga Brukseli ka dështuar në Shqipëri dhe çfarë të ardhme sheh ai për Bashkimin Evropian.

***

Siç është përmendur disa herë gjatë konferencës, procedura e sundimit të ligjit mund të shihet si një kërcënim për sovranitetin kushtetues. Por pse dhe si është një kërcënim?

Së pari, duhet të theksojmë se ekzistojnë rregulla transnacionale, që vijnë dhe imponohen nga përtej një vendi të caktuar. Atokanë disa karakteristika që nuk janë shumë të përcaktuara mirë, janë të vagëta. Gjithashtu, ato vijnë në formë arbitrare nga njerëz që nuk janë të zgjedhur, të cilët, si të tillë, nuk mbajnë asnjëpërgjegjësi. Nga ana tjetër, sovraniteti kushtetues është shumë mirë i përcaktuar. Ai ka një formë të shkruar, bazohet në disa tradita që ka një vend dhe sipas definicionit, ato janë sovrane. Ato ose zbatohen ose refuzohen nga njerëz që janë përgjegjës para elektoratit në përgjithësi. Pra, këto të dyja, rregullat transnacionale dhe sovraniteti kushtetues janë kundërshtim plotë me njëri-tjetrin. Prandaj, rregullat transnacionale do të kërcënojnë gjithmonë sovranitetin kushtetues, sepse vendimet merren nga njerëz që jo domosdoshmërisht kanë interesin më të mirë të njerëzve të një vendi të caktuar. Kjo është një çështje serioze në Evropë, brenda Bashkimit Evropian, por sigurisht edhe në SHBA dhe në shumë vende perëndimore, ku ekziston dëshira për të vendosur rregulla përtej kufijve apo kornizës kushtetuese të një vendi.

Si mundet një shtet komb të mbrohet nga sulme të tilla ndaj sovranitetit të tij?

Kjo është një çështje serioze sot kudo dhe është e vështirë, sepse nuk bëhet fjalë thjesht për veprimin e zgjedhësit në ditën e zgjedhjeve apo rezultatet zgjedhore. Në ditët e sotme, ne kemi sisteme të demokracisë të shtrembëruara. Media është bërë aktor politik, institucione të caktuara apo universitete janë politizuarnë mënyrë radikale. Pra, beteja e ideve duhet të bëhet në të gjitha këto arena dhe vazhdimisht, jo vetëm kur të vijnë zgjedhjet. Ndryshe, do të ishte e pamundur të mposhteshin këto imponime që vijnë nga nivelet e larta, nga burokracia, nga njerëzit që janë të papërgjegjshëm.

Duhet të jetë një betejë e vazhdueshme.

Në media, në akademi, edhe në fushën politike.

Si një vend kandidat për në BE, Shqipëria duhet të plotësojë disa kritere, që do të thotë se BE-ja u thotë atyre vendeve se çfarë të bëjnë për t’u bërë anëtar i plotë. Cila ka qenë përvoja mesatare me reformat e mbështetura dhe të zbatuara me ndihmën e Brukselit?

Shqipëria është një vend postkomunist që vuajti për 45 vjet nën një sistem ku një njeri apo një parti mbante të gjithë pushtetin. Gjatë 30 viteve të tranzicionit, ajo është përballur me probleme të shumta si korrupsioni, paqëndrueshmëria dhe sundimi i paqëndrueshëm i ligjit, i cili jo gjithmonë ka mbrojtur individët. Për rrjedhojë, besimi që kanë shqiptarët në institucionet e tyre është shumë i ulët, jo vetëm për shkak të trashëgimisë së komunizmit, por edhe për shkak të kaosit që ka vazhduar gjatë 30 viteve të fundit.

Megjithatë, pati një progres të konsiderueshëm në vitet 20052009 veçanërisht, dhe deri në 2013. Në atë periudhë pati një trajektore në rritje për Shqipërinë. U bashkua me NATO-n. Bëri reformat e nevojshme për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, për të marrë statusin e kandidatit, të cilin e mori në vitin 2014. Pati një rritje të konsiderueshme ekonomike, pavarësisht krizës së vitit 2008.

Por në vitet e fundit ka pasur një pengesë të madhe, e cila është kryesisht për shkak të rregullave transnacionale që vijnë të imponuara nga jashtë vendit. Shqiptarët, pikërisht për këtë besim të ulët në institucionet e tyre, i besojnë Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Por çfarë ndodh kur BE dhe SHBA marrin vendime që bien ndesh apo dëmtojnë interesat kombëtare shqiptare? Një shembull i qartë është reforma në drejtësi në Shqipëri, e cila u krye me ndihmën e Brukselit dhe Uashingtonit duke përdorur paratë e taksapaguesve. Edhe hungarezët kanë paguar për këtë reformë.

Siç e dimë tani, reforma ka dështuar, por burokratët evropianë dhe amerikanë pretendojnë se po funksionon. Aq e suksesshme është reforma, sa burokratët, këta përçues të rregullave transnacionale, refuzojnë ta zbatojnë gjetkë. Për shkak të reformës, shumë gjyqtarë që meritonin të qëndronin në sistem u detyruan të largoheshin, u larguan në mënyrë selektive. Në sistem kanë hyrë shumë gjyqtarë të rinj që janë pranë qeverisë ose kanë lidhje me regjimin e mëparshëm komunist. Sipas ligjit, ata nuk duhet t’i mbajnë këto poste sepse kanë shërbyer si prokurorë apo hetues në kohën e komunizmit. Si rezultat, tani kemi një gjyqësor, nga prokurorët te gjyqtarët, të cilët shpesh kanë frikë të veprojnë siç duhet në shumë raste korrupsioni për shkak të ndikimit të qeverisë.

Kreu i opozitës konservatore shqiptare, Sali Berisha, është nën hetim për gati katër vite pa gjetur asnjë provë kundër tij në gjithë këtë periudhë. Ai mbahet në arrest shtëpiak që nga dhjetori i vitit 2023 pa asnjë akuzë zyrtare. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe e të drejtave të njeriut. Nëse mund t’ia bëjnë këtë kreut të opozitës, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me një qytetar të thjeshtë.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar mbyllin sytë dhe vazhdojnë të pretendojnë se reformat po funksionojnë. Tani pyes: çfarë duhet të mendojnë taksapaguesit europianë që kanë financuar këtë reformë? Burokratët kanë shpërdoruar paratë e tyre për të imponuar diçka nga jashtë një vendi që dëmton interesat e qytetarëve të thjeshtë.

Dhe këta burokratë janë në masë të madhe të majtë. A mund të ndryshojë kjo pas zgjedhjeve evropiane?

Shpresoj që kalimi djathtas të ndodhë sepse besoj se do të sjellë më shumë llogaridhënie tek institucionet. Vitet e fundit, burokratët që kanë qeverisur Brukselin kanë imponuar vullnetin e tyre në institucionet dhe legjislacionin e BE-së, vullnet dhe ide të cilat nuk i ndajnë shumë qytetarë evropianë. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se ky ndryshim djathtas është i rëndësishëm. Ai gjithashtu do tu japë fund shumë vendimeve ekonomike që në fund të fundit dëmtojnë qytetarët evropianë.

Vitet e fundit, si në BE ashtu edhe në SHBA, e majta radikale ka krijuar një hendek të madh midis qytetarëve të zakonshëm dhe elitave, i cili vazhdon të zgjerohet. Për të ngushtuar këtë hendek, Evropa duhet të zhvendoset politikisht drejt anës konservatore. Besoj se kjo është e arritshme, por e djathta duhet bashkuar. Për mendimin tim, ajo që bashkon të djathtën është më e fortë dhe më e madhe se ajo që e ndan atë. Është gjithashtu thelbësore që Partia Popullore Evropiane (EPP) të kthehet në rrënjët e saj konservatore, të cilat i ka braktisur vitet e fundit. Suksesi i bashkimit të së djathtës varet kryesisht nga PPE, pasi pritet të jetë grupi më i madh.

Si mund të ndikojë kjo në procesin e zgjerimit të Ballkanit? Për shembull, Hungaria gjithmonë ka mbështetur përshpejtimin e procedurës.

Shikoni, unë e kuptoj skepticizmin që shumë konservatorë kanë për zgjerimin, por këto vende janë evropiane në mënyrë të pamohueshme. Shqipëria është pjesë e Evropës; ajo ka një histori 2000-vjeçare të ndërveprimit me vende të tjera evropiane dhe identiteti i saj është evropian. Besoj se të gjithë shqiptarët duan që vendi i tyre të anëtarësohet në BE si një shtet i barabartë dhe si një komb që ka diçka për të kontribuar. Që kjo të bëhet realitet, ne kemi nevojë për mbështetjen e vendeve evropiane, veçanërisht të vendeve anëtare dhe grupimeve konservatore. Duhet të ndalojmë ndërhyrjet që dëmtojnë demokracinë, institucionet dhe qytetarët shqiptarë. Së bashku, ne duhet të krijojmë sinergji për të mundësuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE si e barabartë, me kokën lartë, duke respektuar të njëjtat standarde si vendet e tjera anëtare.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …