Medalja e Artë e Drejtësisë

Kristo GOCI

KRIMINELET “VRASIN” MEDALJEN E ARTE-SOKOL MENGJESI…!
Dikur nga vitet 1990′ një prind i një nxënësi kërkoi të më takonte. Në ato vite, shoqata jonë “Armëmënji di Albanii” në bashkëpunim me vllehët e Greqisë dhe Qeverinë Greke siguroi për disa vite rrjesht, bursa për nxënës vllehë dhe jo vllehë për në universitetet helene.

Përgjithësisht ishte një proces i drejtë por pati edhe ndonjë shkelje të vendimeve te shoqatës.Pasi u takuam, prindi Llambi Mëngjesi më tregoi dokumentat shkollore te djalit të tij SOKOL MENGJESI. Nga klasa e parë deri në të 12-tën, dëftesat e Sokolit shënonin vetëm 10-ta. Asnjë nëntë. Ja edhe teksti i MEDALJES SE ARTE akorduar Sokolit nga ana e Ministrisë së Arsmit.

-Ata nuk duan ta shënojnë në listë. Llambi më tregoi se pas shpinës time si kryetar i shoqatës dikush luan për përfitime të padrejta duke marrë në qafë edhe një djalë ekselent me perspektive të jashtëzakonëshme intelektuale.

Rri i qetë,-i thashë Llambit,-tani di unë se si bëhet…!
Nxorra listën paraprake të studentëve të Fierit dhe shkruajta në Krye me gërma kapitale”SOKOL LLAMBI MENGJESI”, DEGA DREJTESI”.
Sokoli shkoi në Universitetin e Drejtësisë “DEMOKRITUS” që është nga shkollat më serioze të Europës. Përfundoi shkollën me rezultate të shkëlqyera dhe po aty mbrojti në kohë rekord doktoraturën duke nderuar veten, familjen, shoqërinë, miqësinë dhe Shqipërinë. Natyrisht nderoi edhe ata qe e derguan në atë shkollë, Shoqatën e Armanëve të Shqipërisë dhe mua personalisht si kryetar të saj. Gjatë kohës së studimeve, kam shkuar disa herë për të takuar studentet tanë për të parë mbarëvajtjen e rezultatevete tyre.

Në universitet Sokoli u njoh me Anxhelën, vajzën e shokut tim të dashur e të respektuar, mesuesit Aleks Zhidro. Anxhela u bë shoqe e jetës për Sokolin dhe të dy u kthyen në atdhe kur mundësitë i kishin të plota për të qëndruar në Greqi.

…Me të drejtë kryeministri Sali Berisha me dekret qeveritar ftoi të kthehen në atdhe të gjithë bashkombasit me grada shkencore të fituara në Perëndim. Sokoli ishte njeri nga ata dhe prandaj u vlerësua me emërimin e tij si Dekan e Fakultetit të Drejtësisë.

Jeta e pastër e Profesor Doktor Sokolit, edukimi i tij intelektual, niveli i tij profesional dhe argumentimi i tij i padiskutueshëm në kërkim të së vërtetës, nuk mundën të ndalin kriminelët kur e goditën atë. Kriminelët goditën MEDALJEN E ARTE të Drejtësisë Shqiptare.

Lutemi për shërimin sa më të shpejtë të Sokolit pasi sot të gjithë kemi nevojë për të, familja, shoqëria dhe Shqipëria!

E Keqja sado e rëndë nuk mundet të mposhtë dot të Mirën. Sokoli i përket të Mirës prandaj do të cohet shpejt në këmbë.

Drejtësia do të triumfojë, kriminelët që GODITEN MEDALJEN E ARTE-SOKOL MENGJESI, do te marrin dënimin e merituar.
Sokolin do ta kemi persëri midis nesh më të fortë se kurrë sepse emrin e ka Sokol !
MEDALJA E ARTE SOKOL MENGJESI DO TE SHKELQEJE PERSERI…!

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …