RAI3: Për çdo tre kulla ka një nën hetim për korrupsion apo lidhje me trafikun e drogës

Nga Alessandro Mantovani

Sonte, ‘Report’ rikthehet në Shqipëri, pak ditë pas reklamës së Giorgia Melonit për vendqëndrimet e emigrantëve. Do të jetë një spot publicitar i reduktuar i atij të 5 qershorit.

Qendrat e zhvendosura në ish-koloninë, të cilën qeveria premtoi se do t’i hapte më 20 maj, siç e dimë, nuk janë ende gati. ‘Punimet do të përfundojnë në nëntor’, ka deklaruar roja i kantierit për gazetarin Giorgio Mottolatë ‘Report’.

Por, Edi Rama, kryeministri shqiptar që ka bërë marrëveshjen me kryeministren italiane ka e cilësuar episodin e parë të emisionit të Sigfrido Ranucci-t si ‘të neveritshëm’: në një intervistë thuajse një përleshje, Rama hedh poshtë me përbuzje akuzën se është duke udhëhequr një shtet të ndotur nga paratë e trafikut të drogës.Meloni, ndërkohë nuk pranoi të fliste me ‘Report’. Ose me Telemelonin ose asgjë.

Dje ajo i ka dërguar sërisht ‘një përqafim’ Ramës dhe ka sjellë në vëmendje se 14 vende të tjera të Bashkimit Europian janë gati të ndjekin Italinë në metodën e zhvendosjes së emigrantëve.

Por, Shqipëria flet vetë. Në Tiranën e rrokaqiejve, ku Rama ishte kryetar bashkie para se të bëhej kryeministër, për çdo tre kulla ka një nën hetim për korrupsion apo lidhje të dyshuara me trafikun e drogës.

60% e 3.7 miliardë eurove të investimeve në pasuri të paluajtshme në vitin 2023, shpjegon ‘Report’ me ndihmën e Ola Xama, (gazetare shqiptare për ekonominë), nuk vjen nga sistemi bankar dhe për rrjedhojë nuk gjurmohet.

Ndërtimi i kampit të Gjadrit

Sa i përket qendrave italiane të pritjes së emigrantëve, kostot kanë shkuar nga 39 në mbi 65 milionë: një shumë marramendëse për 3000 persona.

Tenderat për parafabrikatet në Gjader u fituan nga Ri Group Spa, një kompani me bazë në Leçe që i referohet Salvatore Tafuro, kompani që u dërgua në gjyq në 2018 dhe më pas u ndalua në 2019 për manipulim të ofertave dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë të forcave ajrore ushtarake lidhur me qendrën e identifikimit të Foggia.

Tenderi për menaxhimin, me një ulje prej 4.9% që e çon në 134 milionë euro në 4 vite, i shkoi Medihospes.

Është një gjigant në këtë sektor, i lidhur me La Cascina, kooperativa historike e Comunione e Liberazione e cila lulëzoi për dekada derisa menaxherët e saj ndërmjetësuan për korrupsionin në hetimin i njohur si Mafia e Kapitalit, edhe pse në fakt nuk ishte një mafia.

Medihospes është menaxheri kryesor i qendrave të emigrantëve në Romë, por edhe përtej kryeqyetit italian, në kushtet më çnjerëzore në të cilat jetonin të huajt edhe në qendrën në Foggia, të cilat u dokumentuan nga Fabrizio Gatti në ‘L’Espresso’.

Lidhjet e miqve të Ramës me djalin e ministrit italian

Të tjerë italianë, rrëfen ‘Report’, bëjnë biznes në Shqipëri. Një fije e kuqe lidh Pietro Urso, kreun e një kompanie lobimi – Italian World Serve – nga e cila babai i tij Alolfo u shkëput përpara se të merrte rolin e ministrit të Made in Italy, me ish-politikanin e fuqishëm shqiptar Artan Gaçi dhe me vetë Ramën.

Për këtë flet Francesco Becchetti, sipërmarrësi kontrovers nga Roma që hapi kanalin Agon TV në Tiranë, i cili u dënua me 17 vjet në Shqipëri dhe tani po kërkon 135 milionë euro nga qeveria shqiptare në bazë të një vendimi të arbitrazhit ndërkombëtar.

Në Dhomën e Tregtisë Shqiptare Urso jr. Rezulton se është pronar i Asigest Broker Albania, një emër i ngjashëm me Asigest Broker spa italian e cila operon në sektorin e sigurimeve nën përgjegjësinë e Ministrisë së Made in Italy, dikur e Zhvillimit Ekonomik dhe e drejtuar pikërisht nga Urso babai.

Në Asigestin shqiptar përfshihet edhe një kompani tjetër nga Tirana, Generate, në pronësi të një farë Andi Canaj, gjithashtu ortak i italianëve të tjerë në të dy brigjet e Adriatikut. Ai u takua me Pietro Urson, shpjegoi për ‘Report’, ‘një nga miq të përbashkët’.

Ndërsa Urso Jr. ka deklaruar se nuk e njeh partnerin. Mistere! Canaj është i lidhur me Gacin: është ‘punonjësi i tij’ ka konfirmuar për ‘Report’. Në fakt, ai përdor një adresë emaili nga Atcc, kompania e Gacit. Vetë Gaçi nuk është dokushdo. Socialist, i afërt me kryeministrin, ish-deputet dhe ish-kryetar i komisionit parlamentar të miqësisë italo-shqiptare njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme të Ramës, Olta Xhaçka.

Gaçi po ndërtonte një resort luksoz me vlerë mbi 5 milionë euro pak metra larg detit, në jug të Vlorës, por operacioni përfundoi në qendër të një hetimi korrupsioni dhe kantieri u sekuestrua nga drejtësia shqiptare. Plazhi përballë iu dha për përdorim ekskluziv nga qeveria, anëtare e së cilës ishte gruaja e Gaçit, partner i kompanisë Agtcc Hotel, menager i një burri të lidhur me ish-politikanin dhe që është e vendosur në të njëjtën adresë si Generate, pra kompania e Canaj është partnere e Pietro Urso./ Il Fatto Quotidiano

About Krye Redaktor

Check Also

Argita Malltezi: Pas rikthimit të vulës, demokratët po rikthehen në PD

Argita Malltezi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit e cila riktheu vulën dhe logon …