Rama deklaron për RAI3 se e ka takuar njeriun e kartelit të drogës, “Sinaloa”

“Grupet kriminale marrin tendera publikë përmes “presta nome”, dhe riciklojnë paratë në Shqipëri përmes sektorit të ndërtimit . Kordinohen me Edi Ramën,” shprehet Ahmetaj.

Sipas akuzave të ish-zvkryeministrit Arben Ahmetaj, tashmë në arrati, Rama ka raporte direkte me krerët e klaneve, e këtë ai thotë se e ka parë vetë.

“Takon shefat e mafies në Kryeministri, i kam parë”. Ahmetaj pretendon që raportet ndërmjetësohen nga një investitor nga Durrësi, E.A, biznesmen.

Nga ana tjetër  Rama ka mohuar akuzat përballë gazetarëve italianë. Rama e quan ish-zëvendësin e tij të pabesueshëm.

Rama pranon takimin me Luftar Hysën, i cilësuar nga autoritetet kanadeze si riciklues i kartelit te droges “Sinaloa”, por mohon që të ketë patur një takim të dytë mes tyre. “E kam takuar njëherë, pastaj kurrë më”, thekson Rama.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …