Kush kërkoi të shkatërrojë sistemin amerikan?!

Nga Redin HAFIZI

Erion Veliaj kërkoi dështimin e vizitës së Presidentit Bush në Tiranë kur Presidenti Amerikan deklaroi mbështetjen e SHBA për pavarësinë e Kosovës. Ja çfarë shkruante Veliaj në portalet e Soros atëherë në Huffpost: “Washington Shouldn’t be Fooled by Albania’s Euphoric Welcome of President Bush”. Si të mos jemi euforik?!

Ishte Presidenti Obama që kërkoi ndryshimin dhe ai vërtet e besonte aq shumë sa e përdori si kauzën e fushatës së tij për President të USA. Ai bërtiste kudo “Change” dhe të gjithë u dashuruan në botë me atë çfarë ai kërkonte. Ishte e para herë që bota kërkonte me forcë “Change” sipas atëherë Barak Obama. Askush nuk e dinte atëherë se Soros ishte futur thellë në DASH, pra që në kohën e Presidentit Bush dhe po i krijonin atij vështirësi me individë të përdorur kundrejt parave për të shitur dokumente sensitive. Pra, Soros arriti qëllimin duke mbështetur zgjedhjen e Presidentit Obama në një kohë kur e gjithë bota ishte kundër politikave të administratës së George W.Bush. Ishte koha kur USA udhëhiqte teoritë globaliste, por vetëm në marrëveshje ekonomike. Ishte kjo koha kur George W.Bush deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe menjëherë nisën njohjet e shtetit më të ri.

Edhe pse ishte për kombin tonë. Edhe pse një President Amerikan u takua për të parën herë në Tiranë me një Kryeministër Shqiptar. Edhe pse ne qëndruam të fortë kur gjithë Sorosistët nëpër botë donin ta qëllonin Presidentin Bush me vezë, domate apo këpucë, Erion Veliaj turpëroi Shqiptarët dhe nderoi vetëm George Soros në shkrimin e tij në “Huffpost”. Ai vazhdoi si shërbëtor i George Soros dhe si një antiamerikan i bindur duke mbështetur dhe shpesh kopjuar Presidentin Obama, të kontribuojë në degradimin e Amerikës në Ballkan e më gjerë.

Pra në Shtëpinë e Bardhë Presidenti Obama po gëzon mandatin e tretë “de facto” dhe po kërkon mandatin e katërt. Ky është shkatërrim i sistemit demokratik. Arsyeja përse po bëhet është pasi sistemi Amerikan i qytetarit dhe “We the people”, po i pengon politikanët e korruptuar të gjunjëzojnë qytetarët e lirë dhe të shndërrojnë Amerikën në turpin e botës. Prandaj për konservatorët e vërtetë dhe të djathtët e vërtetë nuk mbetet gjë tjetër veç të mblidhen bashkë e të shpëtojnë Amerikën si fillim, pra atë që Amerika ka bërë më parë për të djathtët në të gjithë botën. Sot duhet shpëtuar Amerika nga maskarenjtë dhe shpresoj që e gjithë bota të kthejë favorin duke mbështetur Donald Trump.

Vetëm Trump garanton lirinë e kombit, shtetit, familjes dhe individit. Vetëm Trump garanton lirinë e business në të gjithë botën edhe pse është President i USA. Ai e sheh dhunën ndaj business si dhunë ndaj lirisë dhe të drejtave të njeriut.

 

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …