Shifra e Eurostat, vetëm në 2022 u larguan në Britani 40 mijë shqiptarë, deri tani mbi 1 milionë të larguar

Denoncimi i Berishës

Tani më lejoni tu lexoj shqiptarëve, para jush shifrën e saktë të dhënë nga Eurostati dhe statistika e Britanisë së Madhe për emigrantët shqiptarë, shtetasit shqiptarë të larguar nga viti 2014-2022.

Këto të dhëna tregojnë se, kanë kërkuar azil politik në BE, 191.670 qytetarë shqiptarë.

Se gjenden në ilegalitet të paregjistruar në hapësirën e Shengenit, 311.650 shqiptarë.

Se janë sistemuar gjatë këtyre viteve në punëra dhe regjistruar, përveç këtyre 487.225 shqiptarë.

Dhe se, në Mbretërinë e Bashkuar vetëm gjatë vitit 2022 emigruan nga Shqipëria, 40 mijë shqiptarë.

Të gjithë këta tejkalojnë mbi 1 milionë shqiptarë.

Tejkalojnë rreth 35% e shqiptarëve kanë emigruar nga 2014 në 2022.

Nuk janë këtu të regjistruar shqiptarët e larguar për në Kanada, SHBA, Norvegji, Lindje e Mesme dhe vende të tjera.

Ky është apokalipsi shqiptar siç do ta quante një mik anglez këtë situatë të Shqipërisë.

Shkova thotë, gjeta klasat pa nxënës, ose me 4-5 nxënës. Gjeta klasat ku mësonin anglisht dhe përgjigjeshin se po mësojmë se do ikim në Angli.

Pra këto janë shifrat dhe ja pse Edi Rama fsheh censusin.

Miqtë e mi!

Vetëm 3 mujorin e parë të vitit 2024, Shqipëria pati 5056 lindje, kundrejt 5537 vdekje.

Pati 481 vdekje më shumë se të lindur.

Në këtë shok demografik, në këtë goditje demografike, kryesojnë qytetet e Vlorës, me 21 % më pak lindje se tremujorin e parë 2023.

Pas Vlorës, vjen Berati me 19 % më pak se tremujorin e parë 2023.

About Krye Redaktor

Check Also

Proçedohet penalisht Tom Doshi