Berisha: Bashkohuni me ne nesër në ora 11 te bashkia, të enjten në ora 10 para parlamentit!

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve, të cilët tubohen poshtë shtëpisë së tij, ku kundështojnë arrestimin politik, është shprehur se u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen, të lënë çdo gjë, të dalin në protestë nesër në ora 11 para bashkisë, të enjten në ora 10 para parlamentit.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta ju misionarëve të vërtetë të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe kombëtar.

Oratorëve për fjalimet e tyre, me të cilat përcjellin të vërteta në të katër anët e vendit.

Miqtë e mi, sot fjalimi im para jush ka vetëm një fjalë: protestë, protestë, protestë dhe vetëm protestë.

Sot në emër tuaj u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen, të lënë çdo gjë, të dalin në protestë nesër në ora 11 para bashkisë, të enjten në ora 10 para parlamentit

Miqtë e mi, sot thirrja e çdo shqiptari të ndershëm, e çdo atdhetari, e çdo qytetari që e do këtë vend, vend të denjë dhe jo të mposhtur nga mafia e drogës, jo të sunduar nga mafia e drgoës, është një dhe vetëm një, të bashkohemi në protestë, në protestë dhe vetëm në protestë.

Iu bëj thirrje qytetarëve që ndjekin me pesimizëm gjendjen në vend, hidhni mënjanë pesimizmin tuaj, nxirrni përpara guximin tuaj dhe do e shihni se si do shumëfishohen forcat tuaja.

Do shihni se si fitorja do jetë në duart tona.

U bëj thirrje qytetareve dhe qytetarëve që për një arsye apo për një tjetër shohin me indiferencë, qëndrojnë indiferentë ndaj narkoshtetit dhe narkodiktaturës në Shqipëri, ngrihuni sepse kjo mafie mizore, më e pashpirta e të gjitha llojeve, nuk kërkon asgjë tjetër nga ju përveç indiferencës që i dhuroni.

Dilni nga indiferenca juaj, bashkohuni me ne nesër në ora 11 te bashkia, të enjten në ora 10 para parlamentit.

Të përballemi dhëmb për dhëmb me mafien kriminale.

Të përballemi dhëmb për dhëmb me hanxharët e saj.

Të qëndrojnë të pamposhtur në virtytet tona, në guximin tonë, në të drejtat tona”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …