Paloka: Emisioni i Rai3 i vuri vulën narkoshtetit shqipar

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka u shpreh nga foltorja në tubimin përditshëm në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha se nëse shqiptarët do të bëheshin të gjithë bashkë për të protestuar kundër kësaj qeverie, Shqipëria nuk do të ishte një vend i cili po braktiset çdo ditë nga populli i saj.

“Nëse shumica e shqiptarëve do të veprone si ju atëherë të jeni të bindur që Shqipëria nuk do të ishte kjo që është sot.

Shqipëria nuk do të ishte një vend që qytetarët e saj ikin përditë dhe mezi presin të largohen, Shqipëria nuk do të ishte një vend që kryeministri që shqetësohet për mirëqenion e qytetarëve ka ardhur të pastrojë paratë, milionat e krimit, nuk do ishte një vend ku nuk ka koordinator për pensionistët, arsimin, shëntetësinë, njerëzit në nevojë, por ka koordinator kombëtar për koordinimin e bandave dhe krimit në Shqipëri”, tha Paloka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …