Gazetari Italian: Deklaratat e Ahmetajt kundër Ramës tronditëse, drejtësia duhet të hetojë

Gazetari italian dhe njëkohësisht autori i reportazhit në RAI3, Giorgo Mottola ka zbërthyer detajet që implikojnë qeverinë shqiptare me krimin e organizuar.

Mottola ka theksuar se deklarata e bërë nga ish zëvendëskryeministri Ahmetaj janë shumë të rënda dhe tejkalojnë imagjinatën sa i përket depërtimit të mafies në qeverinë shqiptare.

“Është thellësisht, tronditëse deklaratat e Ahmetaj në lidhje me ndikimin mafies në qeverinë shqiptare dhe deklarata e tij është përtej imagjinatës, kam hasur prova të ndryshme të depërtimit dhe influencës së mafies.

Ahmetaj ka qenë krahu i djathtë i tij për shumë vite, kjo deklaratë të cilën shpresoj që drejtësia në Shqipëri të hetoj më tepër është tronditëse por deri tani është fjala e Ramës kundër Ahmetaj. Por Rama po tenton të minimizojë akuzat dhe mos legjitimimi i burimit nuk është përgjigja e duhur por të mos harrojmë që Ahmetaj ka qënë zëvendësi i tij.

Në fakt takimi me Ahmetajn bëhej fjalë për një bisedë mes gazetarit dhe politikanit i cili fshihej në Zvicër dhe mundësia e ekspozimit të Ahmetajn ishte shumë komplekse por ai u tregua i guximshëm që pranoi të më takonte.

Unë kam deklaruar se jam një gazetar dhe Ahmetaj e dinte shumë mirë që ai kishte përballë një investigues sa i përket situatës së politikës në Shqipëri”, tha Mottola per SYri tv.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …