Berisha: Edi Rama jep dorëheqjen! Beteja jonë është në shesh!

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve kundër arrestimit politik të tij është shprehur se prova jonë është përballja dhëmb për dhëmb, fyt për fyt me këta kriminelë që po shkatërrojnë Shqipërinë.

“A do të pranojmë ne më shumë, më tutje të tolerojmë pamëshirësinë e mafies së krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve?

Qytetare dhe qytetarë!

Ju ftoj të ngriheni, ju siguroj se dhjetë koka po të keni, po i shtrive qafën mafies, të dhjeta do ua presë.

Prandaj o sot o kurrë, duhet të jetë thirrja jonë për nderin tonë, për dinjitetin tonë, për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Edi Rama, jep dorëheqjen, kjo do jetë motoja jonë gjer në rrëzimin e tij.

O sot o kurrë, të bashkuar!

Sot opozitarë dhe opozitare, prova jonë është beteja jonë në shesh.

Prova jonë është beteja në rrugë.

Prova jonë është përballja dhëmb për dhëmb, fyt për fyt me këta kriminelë që po shkatërrojnë Shqipërinë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …