Dokumentari i Rai3, reagimi i fortë i ish-zëvendësministres socialiste ndaj Ramës

Irena Beqiraj, ish-zëvendës ministre e Financave dhe njëherësh ish-drejtoreshë e Doganave në qeverinë Rama, ka komentuar investigimin e Rai3 mbrëmjen e djeshme, ku u zbuluan lidhje të reja të Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij me narkotrafikun dhe pastrimin e parave të tyre në Shqipëri përmes biznesit të ndërtimit dhe kriptovalutave.

Berqiaj shkruan se njerëzit mund ta largojnë të keqen ose të bashkëjetojnë me të, duke nënkuptuar qeverinë Rama.

Postimi i Beqirajt

Dje në RAI 3 !

Njerëzit mund ta largojnë ose të bashkëjetojnë me të keqen ! Teksa shikoja emisionin e RAI 3 nuk munda të mos mendoja për rreshtat e Oravia Butler.

“Të udhëhiqesh nga një frikacak do të thotë të kontrollohesh nga gjithçka që frikacaku ka frikë.

Të udhëhiqesh nga një budalla do të thotë të udhëhiqesh nga oportunistët që kontrollojnë budallain.

Të udhëhiqesh nga një hajdut do të thotë ti lesh thesaret e tua më të çmuara, të vidhen!

Të udhëhiqesh nga një gënjeshtar do të thotë të kërkosh të të thonë gënjeshtra.

Të udhëhiqesh nga një diktator do të thotë të shesësh veten dhe ata që do në skllavëri” .

Ne kemi pranuar të bashkëtojmë me gjithë keto të këqija ,kemi krijuar varësi, nuk na bën më përshtypje edhe ndihemi kaq të pafuqishëm për t’i larguar, .

Image

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Kushtetuesja ndryshon vetëm po i erdhi urdhër politik!

Analisti Fatos Lubonja e konsideroi si një çështjes tërësisht politike vendimin e Kushtetueses për ish-Kryeministrin Sali Berisha. …