Mjekët: Avokati Sokol Mëngjesi do të bëjë zgjim gradual nga intubimi

Janë zbardhur detaje të reja nga gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili prej 6 ditësh ndodhet në intubim, pasi u dhunua barbarisht nga tre persona në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Mësohet se avokatit i është bërë skaneri dhe është parë një ulje e ënjtjes në tru dhe sipas burimeve ka përmirësime dhe gjendja është e stabilizuar.

Mjekën kanë filluar t’ia ulin gradualisht medikamentin që e mban në gjumë, për të bërë zgjim gradual, teksa do të mbahet edhe dy ditë në intubim për të mos rrezikuar.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …