Skandal/ Mediat e regjimit censurë të plotë RAI3 që zbuloi Kryeministrin e mafias

“RD”

RAI3 ka bërë investigimin e vitit. Ka nxjerrë zbuluar Ramën jo si Kryeministri i shqiptarëve, por si Kryeminisri i mafias. Dhjetra fakte të lidhjeve të Ramës me mafian jo vetëm shqiptare, por edhe atë ndërkombëatre.

Prova dhe intervista që kanë dhënë dëshmi të plota se Shqipëria ka sot një Kryeministër të mafias dhe grupeve kriminale.

Por ajo që bie në sy është censura e plotë e mediave të regjimit ndaj këtij investigimi të gazetarëve italianë.

Askush nuk ka guxuar të pasqyrojë provat e këtij investigimi. Duke përjashtuar disa media opozitare me gishtat e dorës, të tjerat nuk kanë dhënë asnjë rresht nga faktet dhe intervistat e humta të RAI3 që kanë nxjerrë zbuluar lidhjet e Ramës me mafian.

Po aq e tmerrshme sa ishte mbrëmë autopsia që RAI3 i ka bërë Ramës dhe regjimit të tij, po aq e trishtueshme edhe autopsia që na tregoi se në Shqipëri, Rama dhe regjimi i tij kanë vrarë të gjitha mediat.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …