Bardhi-Ramës: Mafioz. imazhi i Olsit dhe olsave të tu nuk është Shqipëria

Gazment Bardhi

Vetëm një mafioz mund të marrë guximin që të mbrojë krimin e organizuar dhe të sulmojë median! Sjelljen e ka të parashikueshme si gjithmonë në situata të njëjta: I ikim të vërtetës me fjalë boshe, me slogane patriotizmi të rreme, duke u fshehur pas shqiptarëve dhe Shqipërisë, me “atdhedashuri” që bashkëndanë ngushtësisht me eksponentët me të rrezikshëm të krimit të organizuar, që ky dhe qeverisja e tij ia bënë Shqipërinë parajsën personale të tyre.

Investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me ty dhe mafiozët e tu, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare. Secili prej këtyre i është mirënjohës dhe falënderues gazetarisë investigative të Rai 3.

About Krye Redaktor

Check Also

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, “ngujohet” në Kryeministri…

Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të …