Gazetarët italianë kanë zbuluar një mega aferë me kampin në Shqipëri!

Analisti Mentor Kikia teksa komentonte deklaratat e kryeministri Edi Rama, i cili e quajti dokumentarin e RAI3 një produkt të gatuar në Tiranë, por pyetja që shtrohet është se ç’lidhje ka televizioni italian me këtë histori.

I ftuar më tej, Kikia tha se Pjesa shqiptare është sekondare në dokumentarin e ‘Rai 3’.

“A është vënë RAI3 në shërbim të opozitës shqiptare? Unë mendoj se Jo. Pjesa shqiptare është sekondare në këtë dokumentar.

Dokumentari ka investiguar lidhur me marrëveshjen për kampet e emigrantëve, pra e ka me Kryeministren Meloni. Gazetarët italianë kanë zbuluar një mega aferë pikërisht lidhur me kampin në Shqipëri.

Dhe për ta përforëcuar këtë aferë korruptive, sipas tyre, ata na tregojnë se ja kush është Shqipëria, dhe japin atë tablonë, por ata e kanë me Kryeministren italiane”, tha Kikia.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …