Investigimi i RAI3, Bylykbashi: Rama koordinon organizata kriminale që të mos përplasen

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, teksa komentonte investigimin e ‘Rai 3’, tha se kryeministri Edi Rama koordinon organizata kriminale që të mos përplasen me njwra-tjetrwn si nw Amerikwn Latine.

I ftuar në Syri Tv, Bylykbashi theksoi se ‘gazetari dhe emisioni i Rai3, morën një copë tullë dhe i’a thyen ventratat’ qeverisë mafioze të Edi Ramës.

‘Kryeministri koordinon organizata kriminale që të mos përplasen. Imagjinoni një përplasje alla meksikane? Ai nuk mund ta lejojë një gjë të tillë në dyer e Europës dhe për rrjedhojë e koordinon ai.

Ajo që bëri gazetari dhe emisioni i Rai3, morën një cop tullë goditën dhe ia thyen ventratat. Publiku italian sheh bandën të cilët atyre u është shitur si një arritje e madhe.

Historia e inceneratorit në Itali është tipike e mafias kursë këtu e bën qeveria. Këtu shteti i jep koncesionin mafias. Kryeministri koordinon organizata kriminale që të mos përplasen. Imagjinoni një përplasje alla meksikane? Ai nuk mund ta lejojë një gjë të tillë në dyer e Europës dhe për rrjedhojë e koordinon ai.

Koncenpti i kupulos këtë ka, koordinon që të mos vriten, nuk ka luftë mafioze gjatë gjithë kohës por kur prishen interesat”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …