Këlliçi: S’do të tërhiqemi nga protestat pa çuar në burg hajdutët!

Ish-kandidati i Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi në një prononcim për News24 nga protesta e opozitës akuzoi policinë si gardiane të kryeministrit Rama.

Këlliçi tha mes të tjerash se opozita nuk do të tërhiqet nga protestat, deri në arrestimin e hajdutëve.

“Situata në të cilën ndodhemi, Veliaj do të shkojë para drejtësisë, dhe në burg. Me emisionin me RAI3 dhe Bild tregua fytyra e vërtetë e pushtetit të Ramës. Këta (policët) janë gardianë të Ramës. Se do shkonin të vinin të arrestonin grabitësit e parave.

Protesta e radhës do të mbahet në orën 10 para Kuvendit. Javën tjetër kemi protestën tjetër që do të jetë e 11 në radhë. Ne nuk tërhiqemi, do të vazhdojmë këtë kauzë. Nuk bëhet për politikë kjo kauzë. Ne nuk tërhiqemi pa çuar në burg hajdutët”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Kriminelët elektoralë do përgjigjen para ligjit!

Nga Ina ZHUPA Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal, të …