Liçaj: Duhet të zgjohemi, duhet të çohemi, po asimilohemi si komb!

Opozita ka mbajtur protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Aktori i njohur Neritan Liçaj u bëri thirrje shqiptarëve të zgjohen. Liçaj tha se, gjithçka është korruptuar, duhet të zgjohemi!

“Jemi në një pikë sa që unë nuk di nga t’ia filloj. Iu vërsulen kësaj Shqipërisë së gjorë si kalit tek ajo çndrra “Krim e ndëshkim”, nuk i lanë gjë. Me Sigurim Shteti, me bllok udhëheqje, me qeveri, me polici, i jeni vërsulur këtij vendi.

Çfarë ju kanë bërë shqiptarët që i urreni? Pse urreni shqiptarët, pse urreni vendin tuaj? Po mor, jemi të varfër sepse vidhemi çdo sekondë të jetës. Sa nga ju, ju mjafton rroga deri javën e dytë të muajt? Edhe ju ushtarakët, duhet të mbroni popullin tuaj dhe jo krimin. Mbroni këtë këtu, që vetëm ka vjedhur dhe ju e mbroni.

Na ka hyrë krimi në çdo cep. Edhe tek betoni i themeleve të pallateve kemi krim. Pastrim parash, drogë…

Kur do mblidhemi ne si komb se po shkatërrohet kombi, lëre shtetin? Po ikin shqiptarët. Pse të mos rrimë këtu dhe të bëjmë vendin tonë? Se s’ka për ta bërë ambasadori….jo jo do e bëjmë ne. Eshtë e korruptuar gjithçka. Merr, vidh paratë tona e bëj qejf …

Duhet të zgjohemi, duhet të çohemi, të mos pështyjmë televizorin. Të mos rrimë nga divani e t’u japim mend atyre që djersitin dhe që përpiqen te bëjnë diçka për këtë vend. Këtu nuk shtyhet më, po asimilohemi si komb”, tha aktori Liçaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …