Njeriu i kartelit “Sinaloa” ngriti dy hotele dhe kazino pas takimit me Ramën

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u diskutua për rrëfimin e Ramës në emisionin “Report” të RAI3 mbi takimin me Luftar Hysën, një afarist shqiptar që operon në Amerikën Latine dhe në atë të Veriut. Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se takimin në kryeministri e ndërmjetësoi këshilltari i Ramës, Dorian Duçka dhe ku ishte edhe një një eurodeputet.

“Unë nxora foton e Ramës me Ardian Çapjan. Për takimin me Luftar Hysën ne nuk kemi foto brenda, por kemi foton jashtë duke dalë. Kur doli te emisioni i Blendi Fevziut gjysmën e emisonit u mor me mua. Por emri i tij ishte përmendur te “Panama Papers”.

Arben Ahmetaj di ndarjen e parave dhe të flasë për to, jo të merret me teknikalitete. Ai është njeriu që menaxhoi paratë e Shqipërisë.

Në materialet që pata nxjerrë atë kohë për Luftar Hysën, kazinotë ishin sulmuar, sepse donin t’ia merrnin nën kontroll në Meksikë.

Pastaj erdhi në Shqipëri dhe janë dy hotele brand që janë edhe kazino.

Hysa është qytetar i lirë. Janë vëllezërit bashkë. Ai nuk ka pasaportë kanadeze. Personazhi që ndërmjetësoi takimin në kryeministri ishte Dorian Duçka dhe foto kur del nga kryeministria është Duçka si këshilltar i kryeministrit, eurodeputeti gjerman dhe Luftar Hysa”-tha Hoxha.

About Krye Redaktor

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …