Takimet e Ramës me grupet kriminale në sallën e mbledhjeve të qeverisë, dëshmia e plotë…

Ish-zevendësi i Ramës në qeveri, Ahmetaj deklaroi se kreu i qeverisë shqiptare ka caktuar Ergys Agasin, për t’u koordinuar me grupet kriminale, teksa më pas, sipas Ahmetajt, kryeministri Edi Rama i përdor përdor për zgjedhje, madje duke i pritur për takim edhe në Kryeministri.

“Unë isha i vetmi që ngrita këtë në një mbledhje qeverie. Si ka mundësi që kanabisi po përhapet dhe qeveria nuk bën asgjë? Çfarë më tha Rama? Sipas tij plantacionet i kishin dhënë një shtysë ekonomisë së vendit. Unë iu përgjigja se si mund të ndodhë kjo? Kolumbia duhet të jetë shteti më i pasur në botë meqë eksporton miliona tonelata me kokainë. Në fakt gjenden keq. Si do të mundet Shqipëria të bëjë ekonomi në këtë mënyrë?

Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin.

Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve.

Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – thotë Arben Ahmetaj në rrëfimin për emisionin Report” të RAI 3.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, në intervistën e dhënë për gazetarin Giorgio Mottola, kërkoi të shmangte akuzat e Arben Ahmetajt, duke deklaruar se ish-bashkëpunëtori i tij, nuk duhej të merrej seriozisht, edhe pse ai i ka dhënë postet kyçe në Qeveri.

Mottola: Kemi folur me një eksponent, ish-eksponent të rëndësishëm të qeverisë suaj, i cili pretendon se vitet e kaluara, shpesh, gjatë mbledhjeve zyrtare të qeverisë, ka paralajmëruar për kanabizimin dhe se ju keni thënë që do të jetë një “boost”, një kontribut i rëndësishëm për ekonominë, do të zhvillojë shqiptarët. A është e vërtetë?

Rama: Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.

Mottola: I njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar këtu.

Rama: I njëjti burim.

Mottola: Po.

Rama: Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Mottola: E, megjithatë, ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.

Rama: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …