Argita Malltezi: Unë i jam kushtuar jetës akademike, të futesh në politikë ka rregulla

Argita Malltezi, vajza e kryedemokratit Sali Berisha, ka folur për përfshirjen e saj në politikë, ku tha se për momentin i është kushtuar jetës akademike, por me politikë është marrë gjatë gjithë jetës së saj.

E ftuar në Vizion Plus, Malltezi tha nëse do të përfshihet në mënyrë më të drejtpërdrejtë në politikë, ajo iu përgjigj se nuk e ka një projekt të tillë, por theksoi se është e gatshme të vlerësojë çdo situatë sipas kushteve dhe rrethanave.

“Unë i jam kushtuar jetës akademike, në të ardhmen ndoshta do të mendoja edhe avokatinë, por unë me politikë jam marrë gjithë jetën time, jam marrë më shumë se me çdo komponent tjetër të jetës time me politikë sepse ka qenë e lidhur edhe jeta ime, prindërve të mi, bashkëshortit…Unë nuk futem në politikë që të dal një ditë të udhëheq një protestë dhe të them u futa në politikë. Të futesh në politikë ka rregulla. Ka struktura, ka garë”, u shpreh Argita Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Kriminelët elektoralë do përgjigjen para ligjit!

Nga Ina ZHUPA Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal, të …