Bardhi: KLP drejtohej nga një i përjashtuar i vetingut

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi tha në Komisionin e Ligjeve se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pasur kryetar për 5 vite Alfred Ballën, “një person që s’mund të ushtrojë profesion në organet e drejtësisë për 15 vite”.

Bardhi thekson se Alfred Balla ka marrë pjesë në procese të rëndësishme në organet e drejtësisë së re, duke ngritur pikëpyetje se sa ka ndikuar qëndrimi i tij në krye të institucionit vendimarrjen e KLP-së dhe besimin e publikut.

Ai theksoi se, “një person që është ne kushtet e pazgjidhshmërisë cenon rënde besimin e publikut dhe integritetit të KLP”.

“KLP, për me shume se 5 vite ka pas kryetar një person që sipas Kushtetutës, nuk mund të ushtroje profesion ne organet e drejtësisë për 15 vite. Kryetari i saj ka qenë në kushtet e pazgjidhshmërisë  në atë pozicion.

Ka marr pjesë në procese të rëndësishme ne organet e drejtësisë se re. Sa e ka cenuar kjo vendimmarrjen e KLP dhe sa ka kontribuar kjo në forcimin e besimit te publikut tek KLP? Ne gjykimin tim një person qe është ne kushtet e pazgjidhshmërisë cenon rende besimin e publikut dhe integritetit te KLP”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Skandali me Olsi Ramën për të cilin SPAK fle gjumë

Mirëmbrema! Po fillon Plug! Sot do të publikojmë një tjetër skandal, ku ligjet e shtetit …