Në 2024 ende zona të mëdha pa shkolla në Tiranë!

Nga Ilir ALIMEHMETI

Liqeni i Thatë, me 23 mijë banorë është praktikisht sa qyteti i Korçës dhe nuk ka asnjë shkollë të vetme!

Si mund të japësh aq shumë pallate për ndërtim dhe të mos të të shkojë mendja që duhen edhe shkollat, kopshtet apo çerdhet?

Vetë Bashkia e Tiranës e pranon se nuk ka në plan të ndërtojë asnjë shkollë në zonën e Liqenit të Thatë!

Papërgjegjshmëri absolute për atë zonë por edhe për zonat e tjera, sepse rropaten jo vetëm ata fëmijë e prindër të zonës së Liqenit të Thatë që i kanë shkollat larg, por detyrohen edhe zonat e tjera të bëjnë mësimin me dy turne që të munden të presin edhe fëmijët e zonave pa shkolla!

Në të njëjtën gjëndje ishte edhe Astiri: Zero Shkolla. Zonë që ka banorë më shumë se qyteti i Lushnjës.

Mendoni pak krejt Lushnjën dhe krejt Korçën pa asnjë shkollë! Krejt e paimagjinueshme!

Por ky është vizioni i Erion Veliajt për Tiranën pas 9 vitesh detyre si Kryetar Bashkie.

Faktikisht një fëmijë 6 vjeç që futej në shkollē në vitin 2015, tashmë ka mbaruar klasën e nëntë pa asnjë shkollë në zonën e banesës.

Shkolla nuk bëhet me premtime se vitet ikin dhe bashkë me të edhe fëmijëria dhe prandaj na ikën rinia jashtë Shqipërise. Vetëm premtime! TURP!

Shkëputur nga shkrimi profesional i znj. Ilda Hoxha për Faktoje:

Zona e liqenit të Thatë me 23 mijë banorë dhe perspektivë për t’u mbipopulluar me ndërtimet e reja, nuk ka një shkollë publike.

Bashkia mohoi të ketë në plan ndërtimin e shkollës në këtë zonë, duke përgënjeshtruar premtimet e përsëritura të kryebashkiakut Veliaj.

Fëmijët e arsimit parauniversitar që banojnë në Liqenin e Thatë detyrohet të frekuentojnë shkolla larg zonës së banimit, me kosto shtesë për transportin dhe arsimimin në privat.

Shkrimi i plotë:

https://faktoje.al/asnje-shkolle-e-planifikuar-te-liqeni…/

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …