Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Avokatët bojkotojnë seancat gjyqësore në të gjithë vendin për 3 ditë

Të gjithë avokatët në vend duke nisur nga sot (5 qershor) deri më datë 7 do të bojkotojnë të gjithë seancat gjyqësore. Vendimi u mor nga Dhoma Kombëtare te Avokatisë pas sulmit barabar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi i cili është dërguar për mjekim në Athinë.

28 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë votuan pro bojkotit të gjyqeve, ndërsa pritet që të marrin pjesë vetëm në seancat për masat e sigurimit. Vetë kryetari Maks Haxhia shpjegoi se ky vendim i avokatëve vjen pas indiferentizmit të institucioneve të drejtësisë të cilët pas dhunës ndaj Mëngjesit nuk reaguan për të dhënë mesazhe të forta se figura e mbrojtësve ligjorë duhet të respektohet.

Ata kritikojnë edhe reformën në drejtësi, për të cilën thotë se ka sjellë një sërë problemesh dhe se nuk është ajo që avokatët prisnin.

Me gjithë kritikat për sistemin e drejtësisë që sipas avokatëve nuk i ka mbrojtur interesat e tyre, Maks Haxhia tha se do të vihen në sitë të gjithë avokatët me të kaluar kriminale për një vetëpastrim në radhët e tyre.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …