Komisioni i TIMS/ Balla, Rrumbullaku dhe Muçi 12 orë dëshmi, Salianji: Zbuluam të dhëna befasuese!

Rreth 12 orë ka zgjatur mbledhja e djeshme e komisionit hetimor parlamentar për vjedhjen e sistemit TIMS në Policinë e Shtetit, ku dëshmuan ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, si dhe ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, i cili ndodhet nën masën e sigurisë të arrestit shtëpiak.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i këtij komisioni, Ervin Salianji ka bërë me dije se marrja në pyetje e tre dëshmitarëve ka përfunduar rreth orës 03:26 të mëngjesit të sotëm. Sipas tij, ata kanë arritur të zbulojnë të dhëna befasuese në lidhje me hetimin parlamentar, pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për të bllokuar hetimin.

“Në orën 3:26 të mëngjesit kemi përfunduar seancën e pyetjes. Do të jemi në dijeni për shumë çështje që janë diskutuar në këtë komision.

Kemi arritur të zbulojmë të dhëna befasurese në lidhje me hetimin parlamentar. Pavarësisht përpjekjeve të PS për të bllokuar hetimin po shkojmë drejt fundit”, shkruan Salianji.

Marrja në pyetje e Ballës, Rrumbullakut dhe Muçës u bë me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave me arsyetimin se dëshmitë e tyre përmbanin të dhëna sekrete.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …