Pse dha dorëheqjen kryebashkiakja e komanduar e Himarës?! Rama gati emrin e ri

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës Blerina Bala ka dhënë dorëheqjn. Sipas burimeve, ajo e ka dhënë dorëheqjen për arsye personale dhe pamundësi në realizimin e detyrës.

Blerina Bala u emërua më 29 Mars si kryebashkiake e komanduar me 15 vota pro nga 21 anëtarë të Këshillit Bashkiak, pasi kryebashkiakui zgjedhur Fredi Beleri dhe ai në detyrë Jorgo Goro janë në burg. Ajo ka qenë anëtare e Partisë Socialiste dhe nënkryetare për disa kohë në Bashkinë e Himarës.

Tashmë sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar bashkie. Deri në mbledhjen e Këshillit Bashkia, Bashklia e Himarës do të drejtohet nga nënkryetari.

Mësohet se socialistët e kanë emrin dhe gjasat janë të propozojnë Arqile Bollanon për të marrë drejtimin e Bashkisë së Himarës, deri në momentin kur të jepet vendimi i formës së prerë për Fredi Belerin, që më pas të mbahen zgjedhjet e parakohshme, nëse lihet në fuqi vendimi i dënimit me dy vite burgim.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …