Kepi: Rama tha të pavërteta krah Melonit, gjuha e tij propagandistike duhet injoruar!

Teksa komentonte fjalimin e Ramës me Georgia Melonin, e cila mbërriti ditën e sotme në Lezhë për të parë punimet e kampeve të refugjatëve që Italia do të ngrejë në Gjadër, gazetarja shqiptare që jeton në Itali, Alba kepi tha se deklarata e kryeministrit përmbante të pavërteta të mëdha. E ftuar në Syri TV, Kepi tha se, gjuha e tij propagandistike duhet injoruar.

“Unë e ndoqa me vëmendje fjalimin e Ramës. Ndoqa fjalën e tij shqip pasi italishtja e tij është tipike propagandistike dhe vlen të injorohet, po ashtu uroj të injorohet edhe nga publiku shqiptar sepse tha të pavërteta të mëdha. Tha se ne bëjmë gjithçka gratis ndaj Italisë duke kujtuar mjekët që solli në Itali por mos harrojmë se 30 mjekët që solli në Itali erdhën kundrejt një shkëmbimi të vaksinave që u dhanë në mënyrë kontrabandë dhe të deklaruara vetë nga kryeministri Rama.

Ai u shpreh se nuk do ta bëjnë me asnjë vend tjetër këtë pakt që ka bërë me Italinë, por po e bën çdo ditë pasi unë i kam vizituar disa herë atë çka ndodh pak metra larg portit të Shëngjinit ku hotelet luksoze me 5 yje janë të mbushur me afganë, e bën prej vitesh me muxhahedinët në Durrës.

Gënjeshtër tjetër është kur thotë se gjithçka do të menaxhohet nga dy kompani italiane por nuk ka thënë një gjë tjetër që këto kompani italiane do të bëjnë tenderime dhe me kompani të tjera të vogla shqiptare”, tha Kepi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …