Nëse shoqe Giorgia do e kishte vizitën e planifikuar…

Adriana KLALAJA

Të gjithë qytetarët shqiptarë, me minimumin e intelektit, përveç patronazhistëve dhe lulzimsave, e kuptojnë se vizita e sotme e Melonit, është një “qokë” e saj, për të “pastruar” Edvinin e Kristaqit, ndryshe vëllain e Olsit të Xibrakës, nga akuzat në gjuhë “të jashtme” që tashmë po i bëhen atij, si ideator dhe përfaqësues i denjë i narko shtetit.

Por, edhe nëse do e pranojmë propagandën se kjo vizitë do kishte qenë e planifikuar, mirë do ishte të shkonte të vizitonte përveç Gjadrit, edhe punimet tashmë të përfunduara në Sarajet e Lindës.

Nisur nga fakti se Edvini i Kristaqit ka dy Linda, jo se kjo e Kuvendit i ka të “vogla” Sarajet, por unë sygjerimin e kam për Lindën dhe Sarajet e Surrelit…..

Në këtë kuptim, gjatë vizitës në këto Saraje, “kara” Meloni do mësonte, edhe nga koefidencat që ka me çiftin Kryeministror dhe “amore” Edi sesi:

  1. Prona e grabitur nga bashkëshortja e Kryeministrit, ndodhur në Fshatin Surrel, Dajt, Tiranë, është ndarë sipas Ligjit Nr.7501, pas fallsifikimit të dokumentave, nën ndikimin r Lindës së Surrelit.
  2. Bazuar në hetimin administrativ, Prefekti i Qarkut, i dërgon përfituesit I. I., etj., Vendimin Nr. 326 datë 02.12.2016 ku i komunikohej se KVVTP pranë Prefektit të Qarkut Tiranë:

“Shfuqizimin e plotë të Aktit të Marjes së Tokës Vujqësore në Pronësi Nr.42 datë 10.06.1992, Nr. – datë 19.01.1992, Nr.62 datë 20 04.1991 dhe NR.62 DATË 26.11.1992 si dhe detyrimin për kthimin e tojës “shtet”.

  1. Gjykata, bazuar në kërkesën e Prefektit Tiranë, detyron palën e paditur të kthejë pronën SHTET të përfituar në kundërshtim me ligjin.

Do thoni ju pse duhet “kara” Meloni të njohë këtë çështje kur Gjykata ka vendosur në favor të SHTETIT?

Këtu nis problemi.

  1. Ky vendim ankimohet nga pala e paditur, ndërkohë që në lojë futet familja Kryeministrore e cila, pas ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe presionit mëpërmjet Vetingut, arrin që Gjykata Administrative e Apelit të prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe kthimin e dosjes po në të njëjtën Gjykatë, por me tjetër trup gjykues.
  2. Aq të kopsitura ishin shkeljet lidhur me përfitimin e paligjshëm të pronës objekt gjykimi sa, Gjykata e Apelit e ka prishur çështjen për procedurë dhe jo për zgjidhjen gabim të çështjes.
  3. Familja Kryeministrore tani hidhet në sulm frontal, duke thirrurr në ndihmë ish Kryetarin e ASHK-së, Artan Lame.
  4. Pas kthimin të çështjes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Artan Lame duhet t’ja bënte nderin deri në fund shefit të tij dhe gruas së shefit, pronare e Tokës përfituar në kundërshtim me ligjin.
  5. Si familja Kryeministrore, në “pamundësi” financiare këtë pronë e “bleu” me 198 lekë për m2 nga vjehrra e E. B, sot ambasador në SHBA- në e Merimangës së Zezë, ndryshe Griselda Blanco, ndryshe Yuri Kim, po aq sa e kishte “blerë” në vitin 2004.
  6. Linda e Surrelit ishte në “pamundësi” financiare, megjithëse paguhej mjaftueshëm mirë nga banka e nivelit të dytë ku 3 ditë pas “dirëheqjes” së saj, kapitali ulet me 52 mIlion USD si dhe në borde të tjera ku paguhej me rekomandim të George Soros, si shkesi i martesës me “amore” Edi.
  7. Si kjo pronë ishte pjesë përbërëse e Parkut Kombëtar të shpallur nga Ish Kryeministri Berisha dhe hequr ky status nga i vëllai i Olsit të Xibrakës.
  8. Si Lame kërkoi heqjen dorë nga gjykimi i çështjes duke pushuar çështjen që lidhej me pronën e Linda S. Rama ( Fotot më poshtë).
  9. Si “qershia mbi tortë” në gjithë këtë histori është sesi Lindita Rama ish Lindita Xhillari, interesohej për këtë pronë që në vitin 2008 dhe e pëtfiton në vitin 2013 !!!!!!!
  10. Si ngjan me procedurën e investitorit të ministres strategjike Olta, që sot e la sërish Bashkinë Himarë pa Kryetar…..
  11. Si edhe Avokati i Shtetit, ish Avokatja e Ramës e pranoi në heshtje këtë vendim duke mos e ANKIMUAR e duke na sjellë ndër mënd ngjarjen e pronës së Gjirit të Lalzit dhënë nga Gjykata e Durrësit dhe që nuk u ankimua nga Avokati i Shtetit (mbase është “më mirë” se atë të gjorin arab, e nisën me avion pasi e bënë për spital “njerëz të panjohur” e të larguar në “drejtim të paditur”).
  12. Si Vendimi mori formë të prerë dhe të gjithë janë të lumtur.
  13. Si çifti Kryeministror, shijon pa u bezdisur aspak “bunkerin” e tyre në Surrel, Dajt, Tiranë.
  14. Si SPAK hesht dhe është në shërbim të grabitësave.
  15. Si minimalisht duhet të filojnë hetimet lidhur me këtë çështje pasi çifti Kryeministror, Artan Lame, Avokati i Shtetit dhe shumë zyrtarë të tjerë kanë konsumuar veprat penale “vjedhje me anë të mashtrimut”, “fallsifikim i dokumentave”, “shpërdorim detyre”, “ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, dhe shumë vepra të tjera penale.
  16. Si t’i kthehet toka SHTETIT, se këtë ka vendosur Gjykata bazuar në kërkesën e Prefektit të Qarkut pa hyrë MAFIA në lojë dhe pa lojën e afërmëndshit të SPAK.

Ja kshu kshu moj shoqe apo “kara” Meloni.

Me këtë rast, mund t’a pyesje Lindën e Surrelit se:

  1. Si mund të pakësohet kapitali me 52 milion USD, kur banka nuk rezulton me humbje, kur nuk janë falur debitorët dhe kur në dy periudhat e mëparshme ka patur shtim kapitali?
  2. A lidhet kjo me “dorëheqjen” e Lindës së Surrelit dhe a janë transferuar këto para në Ishujt Kajman?
  3. A ja lidhje në këtë histori Olsi i Xibrakës dhe Don Agaçio?
  4. A janë transferuar këto para me Ismailin (charteri që flitet nga agjensitë partnere se ka transpirtuar edhe drogë), dhe kush i paguan këto shpenzime duke përshirë edhe ato maramendëse të ndeshjeve apo takimeve private?
  5. Kush i’a ka ndërtuar Sarajet, me çfarë kosto, kush është burimi i financimit dhe çfarë përfitimesh ka marë ndërtuesi në gjithë këto vite?

Mbase ty ti tregojnë o shoqe apo “kara” Meloni.

Se, sado të përpiqesh “kara” Georgia, mafien nuk ia heq dot nga “trupi” si pjesë organike e Edvinit të Kristaqit, mafie të cilën çifti Kryeministror e përfaqëson perfektësisht.

Ashtu siç përfaqëson krimin dhe antishqiptarizmin.

Se nuk them kot unë o “kara” Giorgia se, pas një mafiozi diktator, qëndron njē Nexhimije.

Ja kshu kshu moj “kara” Giorgia…..

Uroj që të hënën paradite, ndryshe nga e diela në darkë, afërmendshi i SPAK, të ketë patur drita.

Edhe ju të tjerët që “çuditërisht” ju ikin dritat sa herë unë shkoj e çoj Edvinin e të tijtë në SPAK.

Mbase Bela e di si “punohet”.

Të shohim miq…..

Ju e dini se unë e kam ves ti qepem me “bukë në trastë”……

PS: Se mbase nuk më kujtohet mirë po a nuk ishte kjo “kara” Guorgia që tha se një nga vendimet e para si Kryeministre, do shpall Non Grata, adashin George Soros?

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …