Skandali, Bardhi: U konfirmua në komisionin hetimor zhdukja e të dhënave nga TIMS për llogari të krimit

Deklarata e fortë e Kryetarit të Grupit parlamentar të PD, Bardhi për zhdukjen e të dhënave nga sistemi TIMS për llogari të krimit të organizuar.

‘Ajo që ka thënë opozita, që sistemi TIMS keqpërdoret duke fshirë, plotësuar, e shtuar dhe ndryshuar të dhëna për llogari të krimit të organizuar, është konfirmuar dje në komisionin e TIMS.

Prandaj duan të mbyllin dyert e komisionit, sepse kanë përdorur një sistem të sigurisë kombëtare për ti shërbyer grupeve kriminale.

Kanë fshirë të dhëna sipas interesit të tyre, që ata të kalojnë dhe të arratisen.

Dhe kur të nxjerrë urdhër më pas SPAK, ata të gjenden në Dubai apo në vende ku ekstradimi bëhet i vështirë.

Kjo është qeveria e Edi Ramës, është projekt politik. Edi Rama ka ardhur në pushtet me krimin e organizuar dhe më pas kërkon aleancë me to, i keqpërdor në zgjedhje, i vendos përballë qytetarëve dhe më pas vendos qeverinë në funksion të tyre’, tha gjatë konferencës së tij, Gazment Bardhi.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …