Berisha-Ballës: Ti o kriminel që mburresh se ke arrestuar 600 shqiptarë në një ditë je një porositës vrasjesh…

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh ministrit të Brendshëm Taulant Balla në lidhje me deklaratat e tij, ku mburret se ka arrestuar shqiptarë. Berisha iu drejtua Ballës, ti o kriminel që mburresh se ke arrestuar 600 shqiptarë në një ditë, je një porositës vrasjesh.

“Miqtë e mi, mos harroni kurrë kur vetëm pak vite më parë, rrihnin gjoksin se kishin arrestuar në një vit 38 mijë shqiptarë për dritat e papaguara, për faturat e ujit, për çështjet civile.

As në diktatura nuk ndodh kjo.

Por kjo ndodh në atë diktaturë që nuk ka ligj, moral, kod dhe asgjë.

Dhe që kërkon me çdo kusht të mbjellë terror, terror dhe vetëm terror.

Të dashur miq, këto ditë një nga eksponentët më kryesorë të trafiqeve të drogës, të porositjes së vrasjeve, të lidhjeve të tmerrshme me bandat Shkodër, Krujë, Elbasan, Durrës, Taulanti me 5 mbiemra, rrah gjoksin se vetëm në një ditë policia thotë arrestoi 600 qytetarë.

A nuk është ky një terror masiv ndaj shqiptarëve nga një grusht kriminelësh me pushtet?

Qytetarë dhe qytetare, ky që rrah gjoksin se arrestoi në një ditë 600 shqiptarë, mos harroni se dy javë më parë me mercenarin Altin Dumani dhe kriminelë të tjerë përcolli për turizëm kokaine, për vrasje me porosi 7 bosët e familjeve më të madhe mafioze dhe lejtnantët e tyre pa u hyrë ferrë në këmbë.

A nuk është kjo një fytyrë e zezë e narkoshtetit në Shqipëri?

Ata të cilët sjellin në Shqipëri tonelata kokaine dhe eksportojnë në Europë, ata nuk arrestohen, ata lajmërohen, ata mbrohen, ndërsa fatkëqinj, që janë viktima të veprimtarisë së tyre, arrestohen dhe plasen në burgje sikur të mos ishin qenie njerëzore.

Po ti o kriminel që mburresh se ke arrestuar 600 shqiptarë në ditë, je një porositës vrasjesh, ti je më i zi nga vrasësit e paguar, sepse ti mban karrigen e ministrit dhe zbaton porositë e kryekriminelit, e kreut të Meduzës, kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …