Berisha: Rama ka urdhëruar Taulantin me 5 mbiemra të arrestojë kreun e PD të Kasharit! Mos provokoni opozitën

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën për të arrestuar kreun e PD, Dega Kashar. Berisha tha se, Rama ka urdhëruar Taulantin me 5 mbiemra të arrestojë kreun e PD të Kasharit, u bëj thirrje të mos provokojnë opozitën.

“Miqtë e mi, rruga që kemi zgjedhur nuk është një rrugë e lehtë.

Kemi të bëjmë me kriminelë, me vrasës, me banditë.

Por nuk ka forcë në botë që na ndalon ne pa i mposhtur ata.

Sot, Edi Rama ka urdhëruar Taulantin me 5 mbiemra të arrestojë kryetarin e degës së PD të zonës së Kasharit, zotin Arsen Valisi.

Paralajmëroj Ballën të lirojë menjëherë dhe të mos provokojë se absolutisht çdo ditë e tij në qeli, do jenë vite burgu për ty.

Ndaj dhe le të vazhdojmë ne, të pamposhtur në këtë betejë përcaktuese, vendimtare për fatin tonë.

Për fatin e fëmijëve tanë, për fatin e Shqipërisë.

Në qoftë se pranojmë që Bashkia e Tiranës të jetë strofulla e krimit, ku Erion Veliaj me drejtorë të vjedhë 100 përqind paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Në qoftë se pranojmë që kryeministria të jetë strofulla e krimit, ku Edi Rama të drejtojë klanet mafioze shqiptare, në Shqipëri, Ballkan, Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme, kudo në botë.

Historia kurrë nuk do të na e falë.

Por ne jemi në këmbë për t’u përballur dhëmb për dhëmb me këto banda, me këta kriminelë.

Ne jemi në këmbë se vërtet sot i mbron Altin Zamani me mercenarët e organizatës së tij kriminale.

Por garantojmë shqiptarët se nesër, një nga një do varen në shtyllën e turpit të historisë.

Një nga një do japin llogari për çdo qindarkë që u kanë vjedhur ju.

Me gërshërët e ligjit do presim çdo lidhje kriminale të tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Yuri i zë pritë me tas supe Marco Rubios në restorantin e DASH, media e Ramës: Mori mbështetje

Marco Rubio ka shkuar të drekojë në restorantin e Depatametit të Shtetit, ndërkohë që aty …