Berisha: PD e ka shpallur, epiqendra e programit tonë do jetë investimi te qytetari

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar poshtë banesës së tij u ndal edhe te programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 2025-sës.

Berisha premtoi se, PD e ka shpallur se epiqendra e programit tonë do të jetë investimi te qytetari, do të jetë begatia për qytetarët.

“Në vend sot bien kudo sirenat e skamjes.

Sirenat e xhepit bosh.

Sirenat e numërimit të kafshatës.

Edi Rama rrokullisi Shqipërinë në vendin e fundit në Europë për të ardhura për frymë.

Me rrogat më të ulëta.

Shndërroi pasuritë përrallore të vendit në një mallkim për qytetarët dhe parajsë për bandën e tij.

Miqtë e mi, duhet të bëjmë gjithçka që shqiptarët të mos numërojnë paratë e jetesës së tyre.

Të mos numërojnë ushqimet që marrin për të kaluar muajin.

Që shqiptarët të kenë mundësi të përfitojnë nga pasuritë e këtij vendi.

PD e ka shpallur dhe e shpall se epiqendra e programit tonë do të jetë investimi te qytetari.

Do të jetë begatia për qytetarët.

Do të jetë ripopullimi i Shqipërisë.

Do të jetë zero tolerancë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Do të jetë Shqipëria në rrugën e integrimit, e sigurt vend anëtar i BE.

Sot në historinë e botës është një ditë e madhe. Është dita e zbarkimit në Normandi të fuqive aleate, zbarkim që shpëtoi Europën nga tirania e zezë.

Nderim të gjithë atyre që ranë dhe fituan pavdekësinë për lirinë e Europës, lirinë e kombeve të tyre.

Por sot duhet të rikujtoj se midis të gjithë diktaturave, më e zeza, më brutalja, më mizorja është diktatura e krimit dhe e bandave.

Është diktatura që ka larguar nga Shqipëria vetëm në hapësirën e BE 1 milion shqiptarë.

Ndaj dhe luftëtarë lirie, të përmbushim misionin tonë, të çlirojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …