Investigimi i ‘Rai3’/ Abilekaj: Rama nuk e shpëton dot lëkurën, faktet janë aty

Analisti Enton Abilekaj ka folur rreth investigimit të Rai3 për lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin dhe korrupsionin. I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, Abilekaj është ndalur te deklaratat e Ramës pas publikimit të skandalit në Rai3, ku kryeministri shante të gjithë personat që e kanë akuzuar atë ndër vite, që nga Sali Berisha deri te Arben Ahmetaj në fund.

‘Të gjithë maskarenjtë që ka sharë Edi Rama, këta kriminelët, akuzat e tyre kanë dalë të gjitha të vërteta, por këta janë azilantë janë të përndjekur këta e kanë pësuar dhe akuzat kanë dalë, dhe i akuzuari i cili është kapur në flagrancë është kryeministër’, u shpreh gazetari.

Gjithashtu Abilekaj theksoi se ‘Rama nuk arrin dot që me demonizimin e këtyre njerëzve të shpëtojë lëkurën sepse janë aty faktet dhe një njeri me kaq shumë fakte nuk mund të ishte as qytetar i lirë jo më kryeministër i vendit’.

Abilekaj: Të gjithë maskarenjtë që ka sharë Edi Rama, këta kriminelët, akuzat e tyre kanë dalë të gjitha të vërteta, por këta janë azilantë janë të përndjekur këta e kanë pësuar dhe akuzat kanë dalë, dhe i akuzuari i cili është kapur në flagrancë është kryeministër. Atëherë çfarë duhet të bësh të akuzosh apo të vjedhësh? Po vodhe je kryeministër, po akuzove je azilantë, kështu i bie të jemi.

Rama nuk arrin dot që me demonizimin e këtyre njerëzve të shpëtojë lëkurën sepse janë aty faktet. Dhe një njeri me kaq shumë fakte nuk mund të ishte as qytetar i lirë jo më kryeministër i vendit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …