Lubonja: Protestat e opozitës po e prishin qetësinë e qeverisë!

Analisti Fatos Lubonja komentoi në “Open” në News24 situatën e fundit politike në Shqipëri, duke theksuar se opozita po tenton të reagojë edhe me protestat.

Lubonja tha se protestat e sotme duket sikur po prishin qetësinë, por nëse kthehemi në atë videon e famshme ‘Prifti-Meta’ që nuk merrej vesh ai 700 mijë dollarëshi nëse kërkonin kaq apo donin pjesë te kjo shumë, u dogj Kryeministria.

Lubonja tha se ne nuk jemi vend normal, nuk kemi demokraci, jemi një vend ku banda më e fortë sundon dhe eleminon të tjerët.

“Kryeministri tha dje se ne jemi Shqipëria, unë jam Shqipëria, ndërsa këta të tjerët, pra ata që thonë jemi narko-shtet, qenkemi ata të zinjtë dhe ne duhet të linçohemi”, tha Lubonja.

Ai tha se dy rrugë janë: ose duhet të nënshtrohemi ose kërkohet një kurajo e madhe shoqërore.

“Në kushtet kur kemi pak hapësirë për të protestuar do të protestojmë. Vërtet nuk zgjidhet gjë, por as SPAK nuk e zgjidh dot, edhe sikur ata të jenë Falcone dhe Borselino.

Rruga më e mirë janë protestat e vazhdueshme, sikundër ndodh në vendet demokratike. Njerëzit duhet të dalin e të reagojnë. Kjo ka ndodhur edhe në Itali, e mbani mend se çfarë i ndodhi Kraksit”, tha Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …