Thirrja e Lubonjës: Njerëzit duhet të reagojnë, protestat po i prishin qetësinë qeverisë

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e sotme të opozitës para Parlamenti, ku tha se tubimet duket sikur po prishin qetësinë e qeverisë.

I ftuar në News24, Lubonja tha se ne nuk jemi vend normal, nuk kemi demokraci, jemi një vend ku banda më e fortë sundon dhe eliminon të tjerët.

“Kryeministri tha dje se ne jemi Shqipëria, unë jam Shqipëria, ndërsa këta të tjerët, pra ata që thonë jemi narko-shtet, qenkemi ata të zinjtë dhe ne duhet të linçohemi”, tha Lubonja.

Ai tha se dy rrugë janë: ose duhet të nënshtrohemi ose kërkohet një kurajo e madhe shoqërore.

“Në kushtet kur kemi pak hapësirë për të protestuar do të protestojmë. Vërtet nuk zgjidhet gjë, por as SPAK nuk e zgjidh dot, edhe sikur ata të jenë Falcone dhe Borselino.

Rruga më e mirë janë protestat e vazhdueshme, sikundër ndodh në vendet demokratike. Njerëzit duhet të dalin e të reagojnë. Kjo ka ndodhur edhe në Itali, e mbani mend se çfarë i ndodhi Kraksit”, tha Lubonja.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …