Berisha: Ka ardhur koha që të kalojmë në betejë të pandërprerë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falënderuar të gjithë protestuesit e sotëm, të cilët me zërin e tyre, me protestën e tyre para parlamentit dhe së bashku me deputetët e PD-së në parlament, dridhen nga themelet narkoshtetin e regjimit, e stundimit më armiqësor ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë në tërë historinë.

Në fjalën e tij gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha bëri thirrje se ka ardhur koha që të kalojmë në betejë të pandërprerë, në betejë të betuar se do e ndërpresim atë vetëm pas krijimit të qeverisë teknike.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Një përshëndetje të zjarrtë për të gjithë ata demokrate dhe demokratë, qëndrestare dhe qëndrestarë që sot me zërin e tyre, me protestën e tyre para parlamentit dhe së bashku me deputetët e PD-së në parlament, dridhen nga themelet narkoshtetin e regjimit, e stundimit më armiqësor ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë në tërë historinë.

Beteja që u zhvillua para parlamentit ishte mesazhi më i fuqishëm që PD u përcolli shqiptarëve.

Parlamenti i krimit ka humbur çdo legjitimitet. Parlamenti i mafies duhet të shuhet sa më parë.

Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira.

Të dashur miq, beteja jonë është betejë për të ardhmen e Shqipërisë.

Për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.

Është betejë për rivendosjen e shtetit ligjor dhe Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.

Beteja e narkosve, me në krye Edi Ramën, beteja e narkodeputetëve që patë sot në parlament, është betejë për mbrojtjen e plaçkës së tmerrshme që kanë bërë ndaj shqiptarëve.

Pasuritë e tyre të krimit, lidhjeve të tyre me bandat dhe drogën.

Pra, është betejë për interesat e tyre personale kriminale.

Edi Rama e di se bashkë me suitën e tij ka vetëm një vend, në burg, në burg dhe në dekada burgu.

Ndaj dhe ai përpëlitet dhe do bëjë çdo gjë, nuk do lërë gur pa lëvizur, nuk do lërë përpjekje pa bërë që të mbahet me dhëmbë në pushtetin e krimit.

Por koha ka ardhur që të kalojmë në betejë të pandërprerë, në betejë të betuar se ndërpresim atë vetëm pas krijimit të qeverisë teknike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …