Deklarata e fortë e OSBE: Të ndiqen penalisht ata që kanë blerë vota, hetim administratës

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka bere deklaraten e forte duke kerkuar denimin e te gjithe atyre qe kane blere vota si dhe hetim te administrates.

“U bëj thirrje aktorëve politikë për reformën gjithëpërfshirëse dhe në kohë që t’i lejojnë organet administrative zgjedhore t’i zbatojnë zgjedhjet me sukses. Masat e rekomanduar nga ODIHR dhe që duhen marrë në konsideratë përfshijnë: zbatimi i ligjit duhet të ketë përparësi hetimin administrativ të zgjedhjeve. Si e thoni ju në shqip, hekuri rrihet sa është i nxehtë. Ose një shprehje tjetër, drejtësi e vonuar është drejtësi e munguar. Zbatimi i ligjit duhet të sigurojë se individët të përfshirë në blerjen e votës dhe mashtrime të tjerë në zgjedhjet e kaluar të ndiqet penalisht sipas ligjit. Llogaridhënia është thelbësore për të frenuar shkeljet në të ardhmen. Krimi zgjedhore nuk duhet të tolerohet më. Komunikimi ndërmjet agjencive ligj zbatuese dhe KQZ e institucioneve të tjera duhet të përmirësohet duke siguruar veprime të shpejta kundër incidenteve të denoncuara”, u shpreh Tarran.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …