Breshëri plumbash në mes të rrugës Dibër-Peshkopi, Berisha: Narko-policia fshehu aktin terrorist!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Policinë e Shtetit e cila ka fshehur një ngjarje shumë të rëndë të ndodhur në 13 maj në Bulqizë.

Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, një personazh i njohur i botës së krimit ka gjuajtur me armë zjarri ndaj një makinës së një qytetari, duke e bërë shoshë me plumba.

Sipas denoncimit, Fadil Tërnova, i proceduar me mbi 6-7 raste të mëparshme dhe i përfshirë në krimin zgjedhore të dosjes së ‘Dibrës’, ka shkrehur karikatorin e kallashnikovit në mes të rrugës nacionale Dibër-Bulqizë.

Postimi i plotë nga kreu i PD, Berisha

Narko-policia fshehu dhunën kriminale të banditit Fadil Ternava ndaj qytetarit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni videon JOQ.

Pershendetje Doktor.

Perse nuk eshte bo publike nga policia e shtetit ky akt terrorist qe ka ndodhur para 3 javesh ne mes te rruges nacionale Diber-Peshkopi dhe pse nuk arrestohet Fadil Ternova,i proceduar me 6-7 raste te meparshme,gjithashtu i perfshire edhe ne krimin zgjedhor te dosjes Diber!

Ngjarja ka ndodhur ne 13 Maj ne aksin Diber-Bulqize

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …