Denoncimi i Zhupës: Qeveri gjobëvënëse! Keni ndëshkuar deri në 30 milion lekë hotelet

Deputetja demokrate Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj në Parlament, i ka tërhequr vëmendjen kryeparlamentares Lindita Nikolla se po thyen në mënyrë të vazhdueshme rregulloren duke konsideruar që nuk janë detyra të qeverisë lufta ndaj krimit të organizuar, garantimi i lirisë së profesionistëve të medias.

Zhupa denoncoi me një sërë gjobash që po i vendosen hoteleve në Sarandë nga një task forcë e ngritur mbi bazën e aktit normativ nr 8, 28-12-2023 për menaxhimin e ujrave të ndotura

“Unë jam deputete e Sarandës dhe me përgjegjësi të plotë ju them se jeni duke berë një krim ndaj bizneseve të hotelerisë.

Me aktin nr 8, me sebebin e ujrave të ndotura keni vendosur ju, se çlloj impant duhet marrin, se ku duhet ta marrin, keni vendosur gjoba të majme duke i trajtuar edhe si titull ekzekutiv për të cilat vetëm në gjykatë mund të ankimohen.

Keto janë disa nga gjobat e hoteleve të Sarandës, nga 15 milion e deri në 30 milion lek, dhe jo se i hedhin ujrat e ndotura në det, përkundrazi kanë krijuar gropa septike, kanë krijuar metoda të ligjshme që ishin deri dje.

Por nga sot, dje, ju ndërroni sistemin dhe bizneset do duhet të paguajnë sistemin e ri për oligarkun që keni zgjedh ju të bëj këto impante. A e dini se ka biznese që kanë aplikuar në e-albania dhe ka 6 muaj nuk i vjen përgjigje?!

Jeni qeveri gjobëvënëse, keni prioritet gjoba dhe nuk keni prioritet të bashkëpunoni me biznese. Keto janë akte që i bëni për të mbushur arkat e shtetit në kurriz të biznesit dhe ti mbushni me to xhepat tuaja dhe të klientëve tuaj”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …