Denoncimi i fortë i Bardhit: SHISH furnizon bandat kriminale me informacione

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për lidhje me krimin e organizuar.

Bardhi deklaron se Rama ka caktuar Ergys Agasin si përfaqësues të posaçëm për të mbajtur marrëdhëniet mes tij dhe krimit të organizuar, dhe për këtë sipas tij, janë në dijeni edhe deputetët e mazhorancës.

Bardhi theksoi se edhe në krye të Shërbimit informativ Shtetëror është vendosur njeriu i Agasit, i cili i jep informacione krimit të organizuar.

“Ju e thoni në kafe por nuk keni guxim ta thoni këtu. Edhe ju e dini që Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur marrëdhëniet mes tij dhe krimit të organizuar. Nuk e dini ju këtë?

Nuk jeni ju që pëshpërisni si Ahmetaj që Ergys Agasi është koordinatori i posaçëm i Ramës me krimin e organizuar e nisi ta testonte në Durrës, e çoi në Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe të gjithë Shqipërinë dhe pasi krijoi gjithë lidhjet me krimin e organizuar e di çfarë bëri Edi Rama njeriun e Ergys Agasit e emëroi drejtuesin e SHISH dhe kjo sot është një organizatë që i shërben krimit të organizuar, që në vend të fuqizojë me informacione parandaluese SPAK-un tenton të marrë informacione brenda SPAK-ut, që të furnizojë me informacione krimin e organizuar”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …