Zhupa: Keni frikë nga Sali Berisha, ndaj nuk e lejoni të vijë në Kuvend!

Thirrja e deputetes së PD, Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit, pasi Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla refuzoi të pranonte kërkesën e opozitës për mocion me debat mbi investigimin e RAI3 ndaj kreut të qeverisë shqiptare, Edi Ramës.

“Ju bëheni shkak që këtu të ketë përplasje! Ju bëheni shkak! Ne duam seancën normale, ne duam mocion me debat për atë që u shfaq me zë dhe figurë në RAI3 dhe në të gjitha gazetat dhe revistat e botës flitet, nga BILD, nga të gjitha, për çfarë?! Për një republikë që ne e ndiejmë çdo ditë, ku vendosin koordinatorët e mafies se kush do të punësohet, për një republikë ku vendosin koordinatorët e mafias se çfarë shkresash do të lexoni ju!

Keni frikë nga Sali Berisha, ndaj dhe nuk e lejoni të vijë në Kuvend!

Keni frikë nga Sali Berisha, tashmë nuk i lexoni dot as emrin në shkresat e Grupit parlamentar të PD-së.

Zbato rregulloren, znj. Nikolla! Jepi mundësinë këtij Kuvendi që të debatojë për atë mocion me debat që ka sjellë Grupit parlamentar i PD, lexo shkresat siç  të kanë ardhur se nuk ke asnjë autoritet mbi Grupin parlamentar të PD-së dhe nuk je ti që të na vendosësh se kush jemi dhe çfarë përfaqësojmë. Atë e kanë vendosur shqiptarët, ata shqiptarë që do t’ju marrin juve para me këtë narko-republikë që keni ndërtuar!”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Protesta e radhës do jetë e fuqishme! I respektoj gazetarët, problemin e kam me pronarët tuaj

Pyetje: Keni një datë për protestën e radhës? Para apo pas zgjedhjeve në PD? Sali …