Frikë nga protesta, deputetët e PS futen gjysmë ore para në Kuvend

Opozita do të mbajë një protestë ditën e sotme para Kuvendit, e cila do të mbahet paralelisht me seancën plenare në parlament, e cila nis në orën 10:00. Kjo protestë vjen pas investigimive të emisionit “Report” në televizionin italian RAI 3, ku u dëshmuan lidhjet e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij me korrupsionin dhe grupet kriminale.

Deputetët e Partisë Socialiste kanë qenë të parët që janë futur në Kuvend. Për të shmangur përplasjen me protestuesit, ata kanë mbërritur në Kuvend rreth gjysmë ore para.

Ndërkohë, përveç maskave kundra gaz, efektivët e Policisë janë pajisur edhe me fikse zjarri, të cilat u përdorën edhe të martën ndaj qytetarëve në protestën para Bashkisë së Tiranës. Mësohet se pas godinës së Kuvendit janë vendosur edhe dy autobote me ujë.

Gjithashtu, bëhet me dije se djhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ndodhet në terren për të monitoruar situatën.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …