Kalaja: Pse nuk del Edi Rama të shpjegojë ku gënjyen mediat ndërkombëtare!

Në protestën e opozitës gjatë ditës së sotme te Kuvendi ka folur edhe aktivistja dhe kryetarja e  Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja.

“Pse nuk del Edi Rama të shpjegojë se ku gënjeu Sali Berisha në 11 vjet? Ku gënjeu RAI 3, Bild dhe shumë media prestigjioze ndërkombëtare?  Ai e di shume mirë që kjo është e vërteta e dhimbshme që po pushton dita-ditës jo vetëm Shqipërinë, por çdo qelizë të shoqërisë shqiptare.

Unë kam një foto këtu, është një bandit që deri dje ka qenë në krye të policisë së Shtetit. Dil Edi Rama e tregoju qytetarëve shqiptarë se si ky banditi vendoste në krye të policisë në të gjithë komisariatet ata që i shërbenin drogës, krimit dhe grupeve kriminale me urdhër nga qelitë e burgjeve.

Dil Edi Rama e tregoju qytetarëve se si merrje urdhër nga qelitë e burgut për të rikthyer bastet sportive kush është pas basteve sportive.

Eshtë Olsi i “Xibrakës”. Dil Edi Rama e tregoju qytetarëve se çfarë donte vëllai yt në makinën e narkotrafikut. Çfarë donte vëllai yt të kalonte kufirin me njerëzit më të kërkuar jo vetëm në territorin e Shqipërisë por në të gjithë Evropën dhe botën”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …