Këlliçi: Kryeministri ka 11 vite që largon shqiptarët nga vendi, qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, në fjalën e tij në protestën e opozitës deklaroi se kryeministri Edi Rama ka 11 vite që largon shqiptarët nga vendi. Këlliçi theksoi se qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre. Ai tha se duhet të largohet qeveria, të cilën e konsideroi të korruptuar, me qëllim që në vend të vendoset drejtësia.

Belind Këlliçi: Policia, boll hodhët gaz ndaj qytetarëve. Kjo është betejë për të gjithë shqiptarët, demokratë e socialist, me apo pa parti politike. Ai është parlamenti i shqiptarëve dhe jo i narkomanëve. Edi Rama me qeverinë e tij ka larguar 1 milion shqiptarë. Rama ke 11 vite që përzë shqiptarët nga vendi. Ky është regjim i mbështetur në krim e drogë.

Iu takon qytetarëve të marrin në dorë fatet e tyre. Policia të hapë rrugën për qytetarët. Kjo betejë do të shënojë vetëm fitore. Edi Rama drejton sot një kartel droge dhe këtë e di çdo shqiptar. Nuk kemi asnjë konflikt me policët, ata janë vëllezërit tanë, por ata duhet të jenë në nivelin që iu takon, sepse përfaqësojnë shtetin shqiptar.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …