Nga Ndoka te Rraja dhe Bajrat, Bardhi flet me emra: Sollët vrasës në Kuvend, ditën votonin ligje, natë porosisnin vrasje

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi nga foltorja e Kuvendit denoncoi me emra ish-deputetë dhe zyrtarë socialistë të lidhur me krimin e organizuar. Ai përmendi ish-deputetin Arben Ndoka të shpallur në kërkim nga SPAK pasi nga komunikimet e aplikacionit Sky rezultoi se porosiste vrasje në bashkëpunim me grupet kriminale. Edhe Rrahman Rraja, tha Bardhi, i cili ka dorëzuar mandatin 1 vit më parë, ka porositur vrasje.

Gjithashtu, Bardhi denoncoi se nga Shkodra në Durrës, Elbasan e qytete të tjera nuk vendosin deputetët si përfaqësues të popullit, por bandat, si për tenderat ashtu edhe për vendet e punës. Socialistët në Kuvend, tha Bardhi, e dinë dhe e njohin këtë realitet, por nuk flasin, duke shtuar se edhe në radhët e PS ka të ndershëm.

“Na keni sjellë këtu vrasës. E kuptoni ku e keni çuar ju shtetin? Nga njëra anë deputetë, zonja të nderuara të të dy krahëve, që kishin në krah vrasës, trafikantë prostitutash, trafikantë droge dhe ne nuk duhet të diskutojmë për këto? A ishte Arben Ndoka këtu, e kishit ju kolegë, ulej me ju në mbledhje grupi, seancë plenare, ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje. Ne, RAI3, BILD e shpiku? Jo, nuk e shpikën këtra. A ishte Rrahman Rraja që ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje?

Ne e thamë këtë, RAI3, BILD-i e tha? Jo, janë realitete. Sa më shpejt ta pranoni, sa më shpejt të bëhemi bashkë. Ka edhe nga krahu këtej që janë të ndershëm që e duan Shqipërinë, si të mos luftojmë ne krimin e organizuar, përfshirjen e tij në institucione, pyesni në zonat tuaja për tenderat, pyeteni ju apo krimi i organizuar. Ku janë deputetët e Shkodrës? Vendosin ata se kush do punësohet apo Bajrat? Në Durrës kush vendos deputetët apo bandat? Bandat. Në Elbasan e dini kush vendos? Ju i dini por nuk reagoni”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Argita Malltezi: Pas rikthimit të vulës, demokratët po rikthehen në PD

Argita Malltezi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit e cila riktheu vulën dhe logon …