Këlliçi: Të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë, Rama është kreu i narkoshtetit

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi në fjalën e tij në protestën përpara parlamentit është shprehur se qytetarët duhet të bashkohen me protestuesit pasi sot ky parlament përfaqëson krimin dhe narkoshtetin e ngritur nga kreu i kartelit, Edi Rama.

Këlliçi është shprehur se edhe pse kushtet atmosferike nuk janë të favorshme, qytetarët duhet të bashkohen për të ardhmen tonë dhe Shqipërisë, kjo nuk është betejë politike.

“Deputetët e opozitës kanë kërkuar mocion me debat me kryebanditin dhe kreun e kartelit të drogës, Edi Rama. Lindita Nikolla, kjo mercenare dhe ushtare e narkoshtetit i ka hequr të drejtën opozitës për mocion me debat me kryeministrin dhe shpurën e tij.

Ftojmë qytetarët që janë sot në protestë të vijojmë përballjen, parlamenti është i qytetarëve dhe jo i trafikantëve, i bëjmë thirrje policisë që të mos provokojnë qytetarët, por të arrestojnë bandidët që janë në parlament dhe kryeministrin Rama.

Boll hodhët gaz ndaj qytetarëve dhe boll i sulmua ato. Qytetarë, do të duhet të bashkohemi të gjithë edhe pse kushtet atmosferike nuk janë të favorshme, por bashkimi duhet të bëhet për të ardhmen tonë dhe Shqipërisë, kjo nuk është betejë politike.

Duhet të futemi në parlament pasi ai është parlamenti i qytetarëve dhe jo i trafikantëve. Qytetarë, bashkoheni me protestuesit për të shkuar në parlamentin e shqiptarëve. Ky është një regjim i mbështetur në drogë, krim dhe korrupsion. U takon qytetarëve të marrin në dorë fatet e tyre”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …