Krim misterioz! Vritet recepsionisti i një hoteli në Dhërmi

Një krim i rëndë dhe misterioz ka ndodhur në Dhërmi.

Sipas informacioneve të sapo publikuara nga policia, recepsionisti i “Hotel Greccia” dyshohet se fillimisht është marrë peng dhe më pas është ekzekutuar me armë zjarri pak minuta pas mesnatës së djeshme, por trupi i tij ende nuk është gjetur.

Viktima është identifikuar shtetasi Eraldo Nevruzi (31 vjeç) nga Tirana,  i qëlluar me armë zjarri në Dhërmi, ndërsa autori i krimit të rëndë dyshohet se është shtetasi Gerald Shehu (43 vjeç), nga Tepelena, por banues në Angli.

Policia është njoftuar nga pronarët e hotelit të cilët kishin humbur kontaktet me punonjësin e tyre. Mësohet se viktima i moshës 31-vjeçare nga Tirana, kishte shkuar për të punuar gjatë sezonit veror si recepsionist në Dhërmi.

Nga detajet e para, mediat bëjnë me dije se se viktima Eraldo Nevruzi dhe autori i krimit Gerald Shehu kanë pasur njohje dhe përplasje të mëparshme, ndërsa në ambientet e hotelit janë gjetur shenja gjaku por ende nuk ka informacion për trupin e pajetë të 31-vjeçarit.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur ne hotel, ku sipas raportimeve bëhet me dije se Shehu e ka rrahur dhe pastaj e ka qelluar me armë zjarri 31-vjeçarin. Dyshohet se trupin e pajetë e ka fshehur Gerald Shehu.

Autori i dyshuar, Gerald Shehu
  • Autori dyshohet se është arratisur drejt Greqisë

Policia ka vijuar kontrollet dhe verifikimet dhe rezulton se autori i dyshuar i ngjarjes është arratisur drejt Greqisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se autori i ngjarjes është shpallur në kërkim. Policia e Shtetit bën me dije se po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e Geald Shehut.

“Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N. Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit”, njofton policia.

  • Gerald Shehu është bashkëpronar i hotelit ku punonte recepsionisti 31-vjeçar

Mesohet se Gerald Shehu është bashkëpronar i hotelit ku punonte viktima Eraldo Nevruzi.

Mediat bëjnë me dije se ka debatuar me recepsionistin në një nga dhomat, ku dhe dyshohet se e ka qëlluar, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë për trupin e të riut.

Autori i dyshuar i krimit, Gerald Shehu është një emër i njohur për policinë. 43-vjeçari rezulton se është proceduar penalisht nga policia në vitin 2022 për ndërtim pa leje buzë detit në Dhërmi.

“Hotel Greccia” në Dhërmi

Nga dëshmitë e mbledhura të Policisë, ku janë marrë në pyetje 29 persona, nga pamjet filmike dhe provat materiale, dyshohet se Shehu e ka vrarë dhe i ka zhdukur trupin.

Gjithashtu mësohet se si autori dhe viktima të dy ishin banues në Angli dhe në këtë shtet ishin me precedent penal.

Autori i dyshuar, Gerald Shehu
  • Çfarë njofton policia?

Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor“, thuhet në njoftimin e policisë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …