Boçi: Nikollës i duket Parlamenti si parukeri!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar debatet mes opozitës dhe mazhorancës në seancën e sotme plenare në Parlament.

I ftuar në Syri TV, Boçi tha se Lindita Nikolla, në vend që të zbatojë rregulloren e Kuvendit, zbaton urdhërat politik që vijnë nga lart, duke prishur mbarëvajtjen e parlamentit.

“Zonjës Nikolla i duket sikur ndodhet në parkueri dhe jo në sallën e parlamentit ku ka për detyrë të zbatojë një rregullore, gërmë për gërmë dhe të lërë atë hapësirë jetike që i takon opozitës në kryerjen e aktivitetit të saj parlamentar në funksionin e saj si kontrolluese dhe balancuese e pushteteve.

Është gjë që nuk ka ndodhur sepse zonja Nikolla, me ndërhyrjet e saj në bazë të urdhrave politik që ka marrë, ka prishur të gjithë mbarvajtjen e parlamentit”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

A do kthehet edhe Biblioteka Kombëtare në kullë? Muçollari: Rama po i trajton si prona personale, ky plan famëkeq duhet ndalur

Deklarata e anetarit te kryesise se PD, Grigels Muçollari: Kjo godinë historike këtu pas meje, …