Alizoti: Shqipëria është bërë si Meksika! Krimi mban qeverinë në pushtet!

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, e ka krahasuar vendin tonë me Meksikën, pasi opozitarizmi është i pamundur. Alizoti i ftuar në News24, tha se fakti që Kryeministri ka takuar në zyrë një përfaqësues të Sinaloas, sikundër thuhet, atëherë çfarë duhet pritur më shumë për të thënë se kemi statusin si Meksika.

“E dini ju sa para droge qarkullojnë në Shqipëri? Grupet kriminale, grupet narko, kontrollojnë gjithçka, janë në ata që mbajnë këtë Qeveri në pushtet. Keni raportet e BND-së që flasin për mafien shqiptare, për lidhjet që kanë në Roterdam.

Në Meksikë u vranë kandidatët sepse iu shpall luftë karteleve, ndërsa në Shqipëri nuk kemi parë ndonjë luftë ndaj drogës, përkundrazi janë të lidhur me Qeverinë.

Një apartament në Tiranë kushton 3 mijë apo 4 mijë euro m2 dhe ky është një pastrim i madh parash. Rreziku i madh sot është narkokracia, sepse me paratë e drogës bën lobime marramendëse.

Shqipëria sot është një Meksikë e vogël. Opozitarizmi sot është pothuajse i pamundur, pasi nëse protestojnë 5 vetë, dalin 500 vetë që sulmojnë ata që protestojnë.

Jemi në një fazë shumë të vështirë, në një fazë që zhduken 500 mln euro dhe nuk reagohet”, tha Alizoti.

Ai u shpreh se në Shqipëri duhet të krijohet një revolucion shoqëror, duhet një lëvizje e intelektit shqiptar, sepse jemi në një situatë më të vështirë se në kohën e komunizmit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …